LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Turqisë kërkon referendum për vendosjen e sistemit presidencial

Qeveria e Turqisë kërkon referendum për vendosjen e sistemit presidencial

Propozimi për Kushtetutë të re të Turqisë, me të cilin parashihet vendosja e sistemit presidencial në vend, së shpejti do të dorëzohet para Parlamentit, deklaroi sot kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.

Ai pohoi se Qeveria do të kërkojë referendum për vendosjen e sistemit presidencial, pa dallim nëse ndryshimi kontestues i Kushtetutës do të pranohet në Parlament.

Për çdo lloj ndryshimi në Kushtetutë nevojitet edhe mbështetja e së paku 367 deputetëve në Parlamentin 555 anëtarësh që të miratohet drejtpërdrejt.


Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit e Yildirim ka 317 vende deputetësh, ndërsa reforma do të jepet në referendum nëse e fiton mbështetjen e 330 deputetëve.