LAJMI I FUNDIT:

Kosova e vitit 2000: Oficeri amerikan shpëton beben e lënë në rrugë në Prejlep të Deçanit (Video)

Kosova e vitit 2000: Oficeri amerikan shpëton beben e lënë në rrugë në Prejlep të Deçanit (Video)

Një oficer amerikan i forcës policore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë kishte gjetur një foshnje të braktisur dhe duke gjakderdhur në cepin e një rruge në Prejlep të Deçanit në vitin 2000.

Sipas Associated Press, foshnja e sapolindur ishte çuar me urgjencë nga ai në një spital ushtarak italian, ku kontigjenti i trupave italiane ishte kujdesur me shumë dashuri për shëndetin e tij.


Oficeri Bill Burgstiner nga shteti amerikan i Gjeorgjisë po voziste nëpër fshatin e Prejlepit, rreth 80 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, më 31 mars 2000, kur një fshatar e kishte ndalur dhe i kishte treguar se kishte gjetur një bebe të braktisur, me gjakderdhje nga kordoni umbilikal (kërthiza), që dukej t’i ishte këputur dhunshëm, transmeton Express.

Pasi amerikani 31-vjeçar mbuloi beben një batanije ushtarake, ai e dinte se duhej të vepronte shpejt.

Kështu, çoi fëmijën në qendrën më të afërt mjekësore, një spital italian në Pejë, në kuadër të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë, e njohur si KFOR.

Në spital, nuk u desh shumë që foshnja, e gjinisë mashkullore, të fitonte zemrat e stafit italian. Mjekë të shumtë u kujdesën për të vazhdimisht.

Ata ia vunë emrin bebes Fortunato (Fatlum, në italisht) – dhe është e kuptueshme pse.

Duke mos ditur asgjë për prejardhjen e djalit, disa sugjeruan që atij t’i jepej shtetësia italiane, meqë orët e para i kishte kaluar në spitalin italian.

Burgstiner nuk ka dashur të marrë merita të veçanta për shpëtimin e jetës së tij, duke thënë se fati kishte deshur që ai të gjendej në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta shpëtuar beben.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori