LAJMI I FUNDIT:

Kushte të reja për anëtarët e ardhshëm të BE-së? (Video)

Kushte të reja për anëtarët e ardhshëm të BE-së? (Video)

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ndikojnë në procesin e zgjerimin të Bashkimit Evropian, konsideron ambasadori sllovak në Maqedoni Martin Bezak, sepse siç thotë, Londra ishte një nga mbështetëset më të fuqishme të politikës së zgjerimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithsesi që Bregziti do të ndikojë në politikën e zgjerimit sepse Britania e Madhe ishte një nga përkrahëset më të fuqishme të politikës së zgjerimit. Në anën tjetër, 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, sidomos vendet që kryesojnë me Këshillin e Bashkimit Evropian, tani duhet më shumë të përkushtohen ndaj politikës së zgjerimit, përfshi edhe vendi im Sllovakia”, tha Bezak.

Ai shtoi se Sllovakia si kryesuese e Bashkimit Evropian e mbështet Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nënkryetari i “Lëvizjes Evropiane në Maqedoni” Konstantin Minoski thotë se pas Bregzitit, janë të mundshme kushte të reja për vendet kandidate për anëtarësim në BE.


“Bregziti do të ndikojë rreth orientimit të energjisë së Bashkimit Evropian ndaj ristrukturimit të brendshëm, reformave dhe ballafaqimit me prioritetet dhe mendoj integrimi me siguri do të shikohet brenda këtij konteksti”, u shpreh për TV21, Minoski.

Në vizitën e fundit të eurokomesarit Johannes Hahn u tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, rezultatet e zgjedhjeve si dhe dalja nga kriza politike do të jenë kyçe për të ardhmen e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Raporti i progresit për Maqedoninë do të publikohet javën e ardhshme të nëntorit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori