LAJMI I FUNDIT:

Rojat e rrahën brutalisht klientin, sepse u ankua për pagesë (Video)

Rojat e rrahën brutalisht klientin, sepse u ankua për pagesë (Video)

Në një restorant në Palvodar të Kazakistanit, rojat kanë ndërhyrë dhunshëm dhe e kanë rrahur brutalisht një klient që ankohej për pagesë.

Në videon e postuar, shihen burrat me uniforma sikur të paramilitarëve, që e qëllojnë pamëshirshëm burrin e pambrojtur, transmeton Telegrafi.

Derisa ata e grushtojnë dhe godasin me shqelma, është një tjetër njeri që përpiqet të ndalojë, por edhe ai ndalet në mënyrë të dhimbshme.

Ngjarja që ka ndodhur në lokal po hetohet, ndërsa nëse rojat shpallen fajtorë mund të dënohen deri në shtatë vite burg. /Telegrafi/

https://youtu.be/YZQIroaEy00