Në hartën e “fletore e punës” të lëndës Edukatë Qytetare për klasën VI, janë lëshuar gabime, sepse aty nuk figuron askund Komuna e Malishevës, por ka edhe gabime të tjera në emërtimin e disa komunave.
Kjo ka bërë që Drejtoria për Arsim dhe Edukim, në Komunën e Malishevës t’i drejtohet me një shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit nga e cila ka kërkuar që të bëhet shqyrtimi dhe ribotimi i librit për klasën e gjashtë.
Reagimi i komunës së Malishevës ka ardhur pas reagimeve të prindërve dhe vet nxënësve, të cilët përmes rrjeteve sociale, e kanë prezantuar këtë gabim skandaloz të këtij teksti mësimor.
Komunikata e plotë e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës:
Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Arsim dhe Edukim, këtë të premte, përmes një shkrese drejtuar Ministrisë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji (MASHT), kërkon sqarim dhe korrigjuar Autorizimin e botimit të tekstit “Fletore e punës” së lëndës Edukatës Qytetare të klasës së VI. Vendimi Nr.590/02-1, të datës 06.04.2007, botues “Libri shkollor‘‘, fletore pune e cila ka lëshuar gabime profesionale dhe programore.
Kjo shkresë, i është drejtuar Ministrit të Arsimit, Arsim Bajramit, Alush Istogut. U.D i Sekretarit të MASHT, Avni Rexha-Udhëheqës i Divizionit për arsim të përgjithshëm, Fetah Kasumit-Zyrtar i arsimit të mesëm të ulët
“Bazuar në shfrytëzimin e teksteve mësimore nga ana e nxënësve dhe komunitetit shkollor kërkojmë nga autoriteti i juaj, të bëni të mundur shqyrtimin e ribotimit të librit për klasën e gjashtë të lëndës së Edukatës Qytetare. Këtu është bërë një gabim profesional dhe programor. Komuna e Malishevës është fshirë komplet nga Harta e Kosovës në përmbajtjen e këtij libri- Fletore e Punës. Duke ditur që MASHT është institucioni më kompetent në trajtimin dhe autorizimin e përmbajtjeve të teksteve shkollore, kërkojmë nga autoriteti i juaj të merrni masat e duhura, të korrigjoni këtë gabim profesional dhe programor të autorizuar për nxënësit e klasës së gjashtë.
Kjo fletore pune (botimi i shtatë), është e shkruar nga autorja Shqipe Gashi, recensentë: dr.Demë Hoti dhe Azem Azemi, redaktor: Bajram Shatri, kryeredaktor Refik Bekteshi. Tekstin e lejon Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë me Vendim nr.590/02-1, të datës 06.04.2007. Botues “Libri shkollor.
Fshirja nga harta e Kosovës e komunës së Malishevës është lëshim profesional, etik e programor, që i bëhet Fletores së Punës të lëndës Edukatë Qytetare, dedikuar për nxënësit e klasës së gjashtë. Komuna e Malishevës ka identitetin e saj territorial, dhe statusin e saj të bazuar edhe në Kushtetutën e vendit tonë.
Duke vlerësuar këto kërkojmë nga autoriteti i juaj të merrni masat e duhura të evitoni dhe korrigjoni përmbajtjen e këtij teksti mësimor të lëndës Edukatë Qytetare. Po ashtu ta përdorni ndikimin tuaj, që këto gabime të hiqen njëherë e përgjithmonë nga tekstet shkollore dhe fëmijët tanë të mësojnë drejt, se cilat janë komunat e Kosovës”, thuhet në shkresën drejtuar MASHT-it.
Kjo kërkesë për sqarim dhe përmirësim të këtij teksti mësimor, ka ardhur pas reagimeve të prindërve dhe vet nxënësve, të cilët përmes rrjeteve sociale, e kanë prezantuar këtë gabim skandaloz të këtij teksti mësimor, ndërsa lidhur me këtë skandal, është shkruar edhe në disa nga portalet informative.
Po ashtu në këtë hartë, përveç fshirjes së Komunës së Malishevës, nga harta e Republikës së Kosovës, ka edhe gabime në emërtimin e komunave tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!