Raportimet e mediave maqedonase muajin e fundit kanë shënuar përparime krahasuar me periudhën paraprake kur ishte regjistruar raportim i pabalancuar, gjuhë e urrejtjes, apo jo profesionalizëm në të gjitha segmentet e mbulimit të ngjarjeve qoftë politike, ekonomike, apo të jetës së përditshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshimi pason fillimin e punës së komisionit ‘ad-hoc’, organ ky i paraparë me marrëveshjen politike për monitorimin e punës së medieve, në mungesë të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për reforma në media.
Lulzim Haziri, anëtar i komisionit ‘ad-hoc’, thotë se në të gjitha raportet e deritanishme, me përjashtime të vogla, mediet kanë ndryshuar qasjen e raportimit.
“Besoj se mediet kanë filluar të jenë pak më të vetëdijshme, duke e kuptuar se një mënyrë e tillë e raportimit nuk është profesionale dhe nuk shihet me sy të mirë. Aq më tepër kur kjo çështje tani mbikëqyret dhe priten edhe sanksionet ligjore lidhur me këtë formë të raportimit.”
“Vlerësoj se situata para një shtatorit dhe pas një shtatorit dukshëm ka ndryshuar, aq më tepër kur shqyrtojmë raportet mbikëqyrëse të muajit prill dhe të raporteve të tanishme. Atëherë, një televizion i kishte 24-25 shkelje, ndërsa tani ka 3,4 apo 5 shkelje të tilla”, thotë Haziri.
Ndryshimet në raportimet e medieve janë regjistruar edhe nga ekspertët e komunikimit.
Mirçe Adamçevski, nga komisionit për ankesa pranë Këshillit të Etikës, thotë se rezultatet e monitorimit një mujor tregojnë se mediet dinë si të raportojnë profesionalisht, por disa prej tyre këtë nuk e kanë bërë për shkak të mungesës së vullnetit dhe dirigjimit nga qendra të caktuara.
“Analizat e bëra nga ana e këtij organi tregojnë se mediet tona mund të raportojnë në mënyrë të balancuar, por që kjo të ndodhë, ato duhej të detyroheshin në një gjë të tillë.”
“Se a janë në pyetje gjobat apo sanksionet e tjera të parapara, nuk mund ta them, por me rëndësi është të konstatojmë se ato mund të punojnë në mënyrë profesionale, madje këtë mund ta bëjnë edhe ato media që gjithmonë kanë qenë në shënjestër të kritikave të ndryshme”, thotë Adamçevski.
Sefer Tahiri, profesor në fakultetin e shkencave të komunikimit pranë Universitetit të Evropës Juglindore, pret që mediet ta vazhdojnë këtë lloj raportimi edhe në të ardhmen. Ai vlerëson se mediet nuk frikësohen nga gjobat që mund t’u shqiptohen, por më tepër kanë frikë nga reagimet e opinionit.
“Vlerësoj se raportimi i medieve ka ndryshuar për dallim nga e kaluara dhe kjo më tepër është rezultat i punës së komisionit ‘ad-hoc’ sesa i agjencisë së medaljeve, që vazhdon të jetë një organ politik. Mendoj se kjo mund të jetë edhe nga frika e sanksioneve, pasi gjobat arrijnë deri në 4 mijë euro. Por, kjo vlerësoj se më shumë është si pasojë e faktit se dënimi moral apo publik nga ana e qytetarëve është më i madh”, thotë Tahiri.
Çështja e medieve ka qenë një ndër pika kryesore të mospajtimeve mes partive politike. Opozita kërkonte ndryshimin e gjithë strukturës së agjencisë së medieve, organit më të lartë për kontrollin e punës së medieve, ndryshime ligjore në çështjen e raportimit, reklamave qeveritare, gjobave, si dhe transformimin e transmetuesit publik, por ato janë refuzuar nga partitë në pushtet, duke ofruar zgjidhjen e tyre, që në fund bisedimet të përfundojnë me formimin e komisionit ‘ad-hoc’.
Ndryshe, Maqedonia në të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare është radhitur në grupin e shteteve me liri të kufizuar të shprehjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite