Shumë njerëz në botë pyesin veten se përse kanabisi është i ndaluar? Pse ata që e konsumojnë, ose e shesin, arrestohen?
Dhe me të drejtë këta njerëz supozojnë se, diku në botë në një moment të caktuar, ka qenë dikush që me provat shkencore në dorë arriti në përfundimin se kanabisi ishte shumë më vdekjeprurës se çdo drogë tjetër e përdorur atëherë, më shumë se alkooli dhe duhani.
Por, a ka ndodhur realisht kështu? A ka qenë dikush që ka marrë mundimin të angazhohej me këtë çështje për të mirën e të gjithëve?
Kur fillova të analizoj arkivat publike, gjatë hulumtimeve për librin tim “Chasing the Scream: The First and Last Days of the War on Drugs”, me synimin për të zbuluar se pse është ndaluar kanabisi në vitet ’30, kuptova se gjërat nuk kanë ndodhur pikërisht kështu.
Në vitin 1929, një zotëri i quajtur Harry Anslinger u emërua kreu i Departamentit të Prohibicionizmit të Uashingtonit. Në atë kohë, qeveria ishte krejtësisht e paaftë të ndalonte konsumin e alkoolit. Gangsterët shmangnin kontrollet në lagje të tëra.
Alkooli, përhapja e të cilit ishte në duart e kriminelëve, ishte një plagë e shoqërisë. Për këtë arsye u vendos t’i jepej fund ndalimit të pijeve alkoolike. Por ky vendim frikësonte Harry Anslinger. Ai ishte në krye të një departamenti të madh dhe tani s’mund të bënte asgjë.
Deri pak para liberalizimit të alkoolit kishte argumentuar se kanabisi nuk ishte një problem.
“Nuk është i dëmshëm”, deklaroi ai, “dhe nuk ka asgjë më absurde se ideja se mund t’i bëjë njerëzit e dhunshëm”.
Por papritmas, kur departamenti i tij kishte nevojë të gjente një objektiv të ri, ai njoftoi se kishte ndryshuar mendje. Për këtë qëllim, u shpjegoi njerëzve pasojat që sillte përdorimi i kanabisit.
Si fillim të “çon në një tërbim delirant”, pastaj bie në një humnerë ëndrrash erotike dhe humbet aftësinë për të formuluar mendimet. Së fundi, arrihet në pikën e pashmangshme “çmenduri”. Kanabisi e kthen konsumatorin në një “kafshë të egër”. Anslinger paralajmëroi: nëse kanabisi do takonte Frankenstein, ky do të vdiste nga frika.
Harry Anslinger u fiksua me një rast në veçanti: Në Florida, një djalë i quajtur Victor Licata vrau familjen me sëpatë.
Shpjegimi që Anslinger u dha Shteteve të Bashkuara mbi ngjarjen ishte: ja çfarë ndodh kur pihet marijuanë, “bima e djallit”. Rasti mori dhenë dhe u publikua në media duke mbjellë panik në mesin e amerikanëve.
Cilat ishin provat që kishte Harry Anslinger? Vetëm tani rezulton se ai u kishte shkruar tridhjetë shkencëtarëve për t’i pyetur nëse kanabis ishte i rrezikshëm dhe për këtë duhej ndaluar. 29 prej tyre u përgjigjën jo. Anslinger zgjodhi të vetmin shkencëtar që u përgjigj pozitivisht. Shtypi i fiksuar me rastin e Viktor Licatas, e përshëndeti rezultatin. Në një atmosferë plot panik, marijuana u ndalua.
Më vonë, Shtetet e Bashkuara u kërkuan vendeve të tjera të bënin të njëjtën gjë. Shumë shtete e konsideruan këtë ide të kotë dhe refuzuan. Për shembull, Meksika vendosi që vendimet politike që lidheshin me drogat duhej të përcaktoheshin nga mjekët.
Sipas këtyre të fundit, kanabisi nuk shkaktonte probleme të tilla dhe për këtë arsye refuzuan ta ndalonin. Shtetet e Bashkuara u xhindosën.
Meksika vazhdoi të refuzonte derisa Shtetet e Bashkuara i ndërprenë furnizimin me medikamente qetësuese.
Në momentin kur në spitalet meksikane qytetarët filluan të vuanin, vendi u detyrua të deklaronte luftën kundër drogës.
Nëse në planin ndërkombëtar Anslinger kishte arritur t’i mbyllte gojën Meksikës, në frontin e brendshëm kishte akoma më shumë pyetje se sa përgjigje.
Michael Ball, një mjek i madh amerikan i shkroi Harry Anslinger ku i shprehte shqetësimet e tij.
Ai shpjegoi se në universitet kishin përdorur kanabis dhe efekti i vetëm që kishte ishte të qenët i përgjumur.
“Mundet që kanabisi i çmend njerëzit, por duhet ta provoni shkencërisht”, i shkroi ai.
Anslinger iu përgjigj: “Nuk mund të ngrijmë vendimin mbi këtë demon të quajtur marijuanë”, dhe shpjegoi se nuk kishte fonde për të financuar kërkimin. As atëherë e as kurrë.
Për disa vite, mjekët u përpoqën të tregojnë se supozimet e tij ishin të gabuara, por ai i sulmonte duke i paralajmëruar se po “lëviznin në një terren të rrezikshëm” dhe u këshilloi të kishin kujdes me ato që thoshin.
Sot, pjesa më e madhe e botës e ndalon përdorimin e kanabisit dhe kjo falë Harry Anslinger që ngjalli panik me provat e sjella për vrasjen e kryer nga Victor Licata.
Por vite më vonë, dikush shkoi të kërkojë në mesin e dokumenteve psikiatrike të Victor Licatas dhe doli se nuk kishte prova që ai të kishte përdorur ndonjëherë kanabis.
Në familjen e tij ka pasur edhe të tjerë me probleme psikologjike.
Një vit para ngjarjes mjekët kishin këshilluar ta shtronin, por familja nuk pranoi. Psikiatrit nuk kanë përmendur kurrë përdorimin e dyshuar të kanabisit.
Pra kanabisi i çmend konsumatorët e saj?
Ish-këshilltari kryesor në çështjet e drogës për qeverinë britanike, David Nutt thotë se në qoftë se kanabisi do të shkaktonte psikozë në mënyrë të qartë, atëherë do të ishte shumë e lehtë të provohej. Në këtë rast, duke rritur konsumin e kanabisit, do të rritej psikoza. Në anën tjetër, ulja e konsumit të kanabisit, do të ulte psikozën.
Nga të dhënat e mbledhura në vende të ndryshme, është e qartë se nuk është kështu.
Për shembull, në Britani, konsumi i kanabisit është rritur me 40 për qind që nga vitet ’60 ndërsa normat e psikozës kanë mbetur po njësoj.
Në fakt, provat shkencore tregojnë se kanabisi është më i sigurt se alkooli.
Nëse çdo vit në SHBA alkooli shkakton dyzet mijë viktima, kanabisi asnjë.
Për këtë arsye, në vitin 2006, një njeri i quajtur Mason Tvert Colorado i lëshoi një sfidë kryetarit të atëhershëm të Denverit, që më pas u bë guvernator më vonë, John Hickenlooper.
Hickenlooper është pronar i disa birrarive në të gjithë shtetin, një aktivitet që e ka pasuruar. Megjithatë, Hicknelooper argumentonte se kanabisi është i dëmshëm dhe për këtë arsye duhej të ndalohej.
Kështu Mason e sfidoi në një duel. Njëri do të kishte një dispozicion një arkë me alkool dhe tjetri një paketë me cigare kanabisi. Sfida do të bëhej me thithje për njërin dhe gllënjka për tjetrin për të parë kush vdiste i pari.
Mason vazhdoi të udhëheqë fushatën për legalizimin e kanabisit në shtetin e tij dhe popullata e Kolorados e ka mbështetur duke e vlerësuar me 55 për qind të votave.
Tani të rriturit mund të blejnë ligjërisht kanabis në lokalet e autorizuara, që paguajnë taksa dhe paratë e grumbulluara shkojnë për të subvencionuar ndërtimin e shkollës.
Ndërkohë, Colorado nuk është kthyer ende në vendin e mbushur me njerëz të çmendur që vrasin familjen e tyre. Johann Hari është një shkrimtar dhe gazetar britanik.
Ky artikull është përshtatje nga libri i cilësuar “best seller” nga The New York Times, “Chasing the Scream: The First and Last Days of the War on Drugs”.
Huffington Post- Dita
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vogëlushja përshkroi sinqerisht se si është të vraposh
Dita Kombëtare e Tulipanëve shënon fillimin e sezonit dhe 750 vjetorin e Amsterdamit
Një lopë kishte vendosur të bënte një shëtitje nëpër një qytet të Kansasit, policia tregon se si “e bindën” kafshën, para se ta fusnin në një rimorkio
Këlyshi i sëmurë rëndë, nëna e tij vendosi ta çonte vetë në spital – befasoi veterinerët
Astronautët e NASA-s do të përballen me pasoja të tmerrshme nëse nuk e bëjnë këtë veprim pasi të kthehen
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
Vogëlushja përshkroi sinqerisht se si është të vraposh
Vajza indiane ia pret penisin të dashurit sepse i refuzoi martesën
Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!