LAJMI I FUNDIT:

Nisin votimet e parakohshme në 38 shtete të SHBA-ve

Nisin votimet e parakohshme në 38 shtete të SHBA-ve

8 nëntori është ende larg, por në Ohajo kanë nisur të hidhen votat e para të zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Votimet e parakohshme po fillojnë në disa shtete, ku njerëzit janë vënë në radhë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.

38 prej 50 shteteve amerikane kanë një lloj votimi të hershëm në garën e sivjetshme mes demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump.


Nxitja e simpatizantëve për të votuar shpejt ka qenë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të të dyja partive të mëdha.

Nëse zgjedhjet do të ishin mbajtur javën e kaluar, siç tregojnë projeksionet e fundit, Clinton do të kishte shanse dërrmuese për të siguruar minimumin e 270 votave të kolegjit elektoral, aq sa nevojitet për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Amerikës.

Trump ndërkohë është duke humbur terren në disa prej shteteve ku fitorja i nevojitet shumë dhe skandali me gratë duket se po i kushton goxha.

Pas videos së bujshme me komente denigruese për femrat, miliarderit iu desh të përballej edhe me akuzat e dy grave të tjera.

Donald Trump – thanë ato për “New York Times”, i ngacmonte femrat si të ishte oktapod. “U ngjishej e i puthte me zor”, thanë ato.

Stafi i fushatës së Trump reagoi menjëherë. “Ky artikull është i gjithi fiktiv dhe për “NYT” është e rrezikshme që publikon një shkrim të tillë krejtësisht të rremë e të thurur në mënyrë të tillë për të goditur karakterin e zotit Trump”, deklaroi zyra e shtypit.

Por gratë nuk janë problemi i vetëm i miliarderit. Përmes një proteste jo të zakonshme, meksikanët i kujtuan kandidatit republikan se nuk e kanë harruar etiketimin që u ka bërë si “përdhunues” e “trafikantë droge”.

Tubuesit në Meksiko Siti qëlluan fort me shkop njëri pas tjetrit një kukull që i ngjasonte manjatit njujorkez. Kjo ishte mënyra e tyre për të shfryrë zemërimin ndaj politikanit kontrovers.

“Protesta jonë është kundër atij idiotit. Trump është një ksenofob, një racist dhe dëmi që i ka bërë komunitetit tonë tani nuk zhbëhet më”, deklaroi Maria Garcia, një prej protestuesve.

Sipas sondazheve të fundit, Trump është tetë pikë përqindjeje pas Hillary Clinton. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Azia
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Azia
Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Azia
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Amerika
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Kalo në kategori