Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se sektori i sigurimeve që përfaqëson rreth 3.2 për qind të aseteve të sistemit financiar, shënoi rritje vjetore prej 8.3 për qind.
“Sigurimet jo-jetë përfaqësojnë pjesën më të madhe të sektorit (90.4 për qind të gjithsej aseteve të sektorit), dhe shënuan rritje vjetore prej 8.5 për qind. Pjesa e mbetur e aseteve përbëhet nga sigurimet jetë, asetet e të cilave shënuan rritje vjetore prej 6.5 për qind. Vlera e gjithsej primeve të shkruara nga kompanitë e sigurimeve deri në qershor 2016 ishte për 1.9 për qind më e lartë se sa në vitin paraprak. Struktura e primeve të shkruara kryesohet nga primet e sigurimit jo-jetë të cilat përfaqësojnë 96.7 për qind të gjithsej primeve të shkruara. Vlera e tyre gjatë kësaj periudhe ishte 39.7 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 2.0 për qind.
Ndërsa, pjesa e mbetur e primeve të shkruara përbëhet nga primet e sigurimit jetë të cilat arritën vlerën 1.4 milionë euro (rënie vjetore prej 0.3 për qind)”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë”, raporton RTKlive.
Në anën tjetër, sipas BQK-së, gjithsej dëmet e paguara, ku përfshihen kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), deri në qershor 2016 shënuan rënie vjetore prej 9.3 për qind (rritje prej 17.4 për qind në TM2 2015).
“Zvogëlimi i vlerës së dëmeve të paguara krahas rritjes së primeve të shkruara, rezultoi në rënie të raportit të gjithsej dëmeve të paguara ndaj primeve të shkruara”, thuhet në raportin e BQK-së.
Po ashtu sipas BQK-së, të hyrat neto të sektorit të sigurimeve gjatë gjysmës së parë të vitit 2016 shënuan rënie vjetore prej 1 për qind, ndërsa shpenzimet shënuan rritje vjetore prej 24 për qind.
“Si rrjedhojë e kësaj, humbja e regjistruar nga sektori i sigurimeve gjatë kësaj periudhe ishte 11.5 milionë euro (-2.5 milionë deri në qershor 2015). Në këtë periudhë, sigurimi jo-jetë regjistroi humbje prej 11.7 milionë euro, ndërsa sigurimi jetë regjistroi fitim në vlerë prej 186.2 mijë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!