LAJMI I FUNDIT:

Bullgari Velev paralajmëron ardhjen në Maqedoni, dëshiron të takohet sy në sy me Milenkon

Bullgari Velev paralajmëron ardhjen në Maqedoni, dëshiron të takohet sy në sy me Milenkon

“Së shpejti do të vij në Maqedoni. Nuk i kemi pastruar llogaritë me pllakën e Kajmakçalan’, njoftoi ‘gjuetari i refugjatëve’, Dinko Velev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjuetari i refugjatëve”, javë më parë u ndalua në kufirin e Maqedonisë pasi që u përpoq të bartë një pllakë përkujtimore të ngjashme me atë që e theu udhëheqësi televiziv maqedonas, Milenko Nedelkovski.

“Asgjë nuk mund të më ndalojë mua për ta vendosur monumenti tim! Është roli im në historinë e Bullgarisë”, ka thënë tani Dinko Velev.


Ai tha se nuk do ta thotë datën e nisjes në mënyrë që autoritetet maqedonase  të mos e  pengojnë atë që të hyjë në vend.

Velev insiston që të takohet sy në sy me gazetarin Milenko.

“Endi ecë me sigurim. Unë e di çdo hap të tij. Kam informatorë në institucionet e Maqedonisë”, tha bullgari Velev. /Telegrafi/