LAJMI I FUNDIT:

Trendi i ri i ushqimit: Ngrënia e çokollatës në mëngjes

Trendi i ri i ushqimit: Ngrënia e çokollatës në mëngjes

Hiqni avokadot dhe sallatat nga menyja! Tani trend i ri si ushqim mëngjesi është çokollata – më saktësisht ëmbëlsira e çokollatës.

Liz Moskow, eksperte e përgjithshme e trendeve të ushqimit, ka thënë për Food Business News se trendi i ri i ushqimit do të jetë ngrënia e ëmbëlsirave të çokollatës për mëngjes, transmeton Telegrafi.

Liz shpjegon se studimet e fundit tregojnë për përfitimet shëndetësore të çokollatës së zezë (e përmirëson përqendrimin, kujtesën etj.) dhe për këtë shumë njerëz duhet ta kenë në konsideratë ngrënien e çokollatës si shujtë e mëngjesit.


TITLE

Parashikimi i saj ndërtohet në bazë të një studimi të fundit nga Universiteti Tel Aviv, i cili sugjeron se ëmbëlsira e çokollatës preferohet të konsumohet në mëngjes sepse atëherë metabolizmi i trupit është më së shumti aktiv, që do të thotë se do të keni kohë tërë ditën për t’i djegur kaloritë.

Veç kësaj, hulumtuesit sugjerojnë se ngrënia e çokollatës në mëngjes ndihmon në parandalimin e dëshirave për të ngrënë sheqer gjatë ditës.

Sidoqoftë, ëmbëlsira e çokollatës mund të mos jetë opsioni më i mirë për mëngjes, dhe më e mençur do të ishte të kombinoni proteina dhe karbohidrate pa yndyra dhe sheqer të tepërt. /Telegrafi/