LAJMI I FUNDIT:

Kalimtarët e rastit e shpëtuan të moshuarin që po fundosej me veturë në liqe (Video)

Kalimtarët e rastit e shpëtuan të moshuarin që po fundosej me veturë në liqe (Video)

Një burrë i moshuar e ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka përfunduar në liqenin që ndodhet në Hertfordshire të Anglisë.

Derisa 70-vjeçari kishte ngecur brenda dhe nuk mund të dilte, pranë tij kanë shkuar tre kalimtarë rasti për t’i dalë në ndihmë, transmeton Telegrafi.


Pasi nuk mundnin të hapnin dyert, ata janë përpjekur të thyejnë xhamat, por edhe kjo tentativë ka qenë e kotë.

“Ata nuk kishin forcë të thyenin xhamat, ndërsa vetura po fundosej. Në momentin kur e hapën derën e pasme, vetura u mbush me ujë dhe u fundos, por burri doli i gjallë” ka thënë Alex Kerr, që e ka filmuar rastin.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet një pjesë e ngjarjes, që nuk i ka lënë viktimës ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/