LAJMI I FUNDIT:

Në Belgjikë, këtë muaj nis procesi gjyqësor për vrasjen e Enver Hadrit

Në Belgjikë, këtë muaj nis procesi gjyqësor për vrasjen e Enver Hadrit

Procesi gjyqësor për vrasjen e veprimtarit për të drejtat e njeriut dhe të drejtat politike të shqiptarëve të Kosovës, Enver Hadri, do të fillojë këtë muaj në Bruksel.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, nëpërmjet një njoftimi për media.


Të akuzuarit në këtë gjykim, njofton familja Hadri, janë Veselin Vukotic, Bozidar Spasic dhe Andrija Draskovic.

Vrasësi i Enver Hadrit lirohet me kaucion
Lexo po ashtu Vrasësi i Enver Hadrit lirohet me kaucion

Seanca përgatitore do të zhvillohet më 13 tetor, ndërsa seanca kryesore do të mbahet më 7 nëntor, pas formimit të trupit gjykues, që do të bëhet më 2 nëntor, raporton Express.

Avokati i familjes, Christophe Marchand, e poashtu edhe vajza e të ndjerit Enver Hadri, Teuta Hadri, i kanë bërë kërkesë zyrtare Qeverisë së Kosoves, nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Bruksel, që të marrin pjesë në këtë proces gjyqësor si palë paditëse, thuhet në njoftimin e familjes Hadri.

Deri më sot, familja Hadri thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Qeveria apo Ambasada e Kosovës në Bruksel.