LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i arrestimit të Nehat Thaçit, dy zëvendësministra bojkotojnë konferencën në Beograd

Shkaku i arrestimit të Nehat Thaçit, dy zëvendësministra bojkotojnë konferencën në Beograd

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj dhe zëvendësministri i Minisistrisë së Integrimeve Ramadan Ilazi kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në konferencën vjetore të organizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), që do të mbahet nga 12 deri me 14 tetor në Beograd, për shkak të mos lirimit të oficerit të Policisë së Kosovës Nehat Thaçi.

Gecaj e Ilazi, në këtë konferencë ishte paraparë që të mbajnë një debat me 12 tetor në ditën e dytë, ndërsa me 13 tetor në ditën e tretë në panel do të jenë kryeministrat e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

“Unë dhe zëvendësministri Ilazi kemi pasur të marrim pjesë në këtë konferencë, por ne kemi dërguar njoftimin se nuk do të marrim pjesë, si reagim ndaj arrestimit të Nehat Thaçit”, ka thënë Gecaj për “Zëri”.


Gecaj tha se ata kanë pritur lirimin e Thaçit deri sot pasdite, por kjo nuk ka ndodhur, prandaj kanë vendosur të mos marrin pjesë në këtë konferencë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori