LAJMI I FUNDIT:

Chabert konfirmon mbështetjen e Francës për Kosovën

Chabert konfirmon mbështetjen e Francës për Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy vendeve.

Ministri Hyseni fillimisht e uroi Chabert për emërimin e tij në krye të misionit diplomatik francez në vendin tonë dhe ofroi mbështetjen e tij në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.


Gjatë takimi ministri Hyseni theksoi nevojën e bashkëpunimit  të mëtejmë të dy vendeve, posaçërisht sa i përket i përket luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe bashkëpunimin policor ndërkombëtar.

Ndërsa, ambasadori francez, Didier Chabert falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për Kosovën në të gjitha fushat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Lajme
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori