LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku e shpall kardinal priftin shqiptar që vuajti 28 vjet burg (Video)

Papa Françesku e shpall kardinal priftin shqiptar që vuajti 28 vjet burg (Video)

Dy vite pasi dëgjoi rrëfimin prekës dhe i puthi duart meshtarit që i mbijetoi regjimit komunist, Papa Françesku e shpall kardinal nderi priftin shqiptar, Ernest Simoni – njohur ndryshe si Ernest Troshani.

“Jam i lumtur t’ju njoftoj se të shtunën, më 19 nëntor, do të mbledh Këshillin e Kardinalëve për të emëruar 13 kardinalë të rinj nga pesë kontinentet. Ardhja e tyre nga 11 kombe shpreh universalitetin e Kishës dhe dëshmon mëshirën e Zotit në çdo cep të globit. Pjesëmarrja e kardinalëve të rinj në Dioqezën e Romës dëshmon lidhjen e pandashme të Selisë së Shën Pjetrit me kishat katolike nëpër botë. Kolegjit të Kardinalëve do t’i bashkohet edhe një prift, që ka dhënë një dëshmi të qartë të krishterë: dom Ernest Simoni, prift i Dioqezës Shkodër-Pult”, tha Papa Françesku.


Në moshën 88-vjeçare, dom Ernesti bëhet kardinali i dytë nga Shqipëria, pas Mikel Koliqit të emëruar nga Papa Gjon Pali i II-të.

Ky është një titull nderi pasi për shkak të moshës, Simoni (Troshani) nuk mund të marrë pjesë në konklava. Por, me emërimin e tij kardinal nderi, Vatikani vlerëson edhe njëherë sakrificat dhe martirizimin e klerit katolik në Shqipëri, shkruan Top Channel.
Vet Simoni (Troshani) i ka mbijetuar kalvarit të gjatë të mundimeve që nisën Krishtlindjen e vitit 1963, dhe pas 28 vitesh burgu, torturash e persekutimit, vazhdoi misionin e tij të shenjtë në demokraci, me pajtimin e gjaqeve në veri të vendit, duke shërbyer në Dioqezën Shkodër-Pult.

Ky është një nderim dhe mirënjohje, që Papa Françesku i bën Shqipërisë, përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë, që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër.

Në trend Lajme

Më shumë
“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali

“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali

Lajme
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

Jehona Hulaj
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Kronika e Zezë
Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Lajme
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori