LAJMI I FUNDIT:

Sulm me autobombë në Turqi, nëntë ushtarë të vrarë dhe 11 të plagosur

Sulm me autobombë në Turqi, nëntë ushtarë të vrarë dhe 11 të plagosur

Si pasojë e një sulmi me autobombë në Shemdinli të Turqisë, të paktën nëntë ushtarë kanë mbetur të vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur, raportojnë mediat turke.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ushtria turke, thuhet se sulmi me auto bombë ka ndodhur ndaj objektit  ushtarak Durak në qytezën Shemdinli të Turqisë.

Sulmi thuhet se është organizuar nga militantë të organizatës terroriste PKK rreth orës 09:45 të mëngjesit.


Burimet ushtarake thanë se në vendin e sulmit është formuar një gropë 10 – 15 metra e gjerë dhe 6 – 7 metra e thellë. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta.

Ushtria ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve që kanë marrë pjesë në këtë sulm.

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Amerika

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori