LAJMI I FUNDIT:

Vajza 7-vjeçare siriane: Kjo luftë po më vret ëndrrat (Foto)

Vajza 7-vjeçare siriane: Kjo luftë po më vret ëndrrat (Foto)

“Unë dua të bëhem një mësuese, por kjo luftë po më vret ëndrrat”, kështu shkruan Bana Alabed, 7-vjeçarja nga Alepo, e cila në pamje të parë mund të duket si të gjithë fëmijët e tjerë, por që kur qyteti i saj u bë një zonë lufte, Bana ëndërron vetëm të shpëtojë gjallë nga e gjithë kjo.

Me ndihmën e nënës së saj Fatemah, Bana ka krijuar një adresë twitteri në të cilën ka pasqyruar ditë pas dite jetën e saj në qytetin sirian.

Nënë e bijë filluan të postonin në twitter në datën 24 shtator, dhe për një kohë të shkurtër ato numërojnë rreth 60 mijë ndjekës.


Postimi i parë i Banës filloi me frazën “Kam nevojë për paqe”, dhe që atëherë ajo dhe nëna e saj kanë shkruar çdo ditë për bombat që shpërthejnë pranë shtëpisë së tyre, duke iu lutur Assadit dhe Putinit që të zgjidhin konfliktin.

Ato kanë shpërndarë video ku Bana dhe vëllezërit e saj pikturojnë, kur luajnë ose kur luten. Kanë kaluar shumë javë që kur ata nuk mund të dalin jashtë të luajnë apo të shkojnë në shkollë, përcejll dritare.net.

Nëna e tyre Fatimah është shprehur për BBC se Bana i kërkon që të shpërndajë historinë e tyre që bota ta kuptojë se çpo ndodh në Aleppo.

Një video e shërndarë të shtunën e kaluar tregon vogëlushen në ballkonin e shtëpisë që mbulon veshët për të mos dëgjuar bombat që shpërthejnë në qytet.

“Nuk dua ta dëgjoj këtë”, thotë ajo.

Ndërsa mëngjesin tjetër Bana poston një video ku zgjohet me vëllezërit e saj dhe thotë se janë akoma gjallë. Me gjithë rrezikun që ju kanoset në qytet 7 vjeçarja dhe e ëma kanë shpërndarë fatin tragjik të shoqes të ngushtë të Banës e cila u vra pas një sulmi, dhe tregojnë një video ku shtëpitë përreth janë të gjitha të shkatërruara.

I pyetur në një intervistë në lidhje me 7 vjeçaren e cila poston në tëitter terrorin që po përjeton presidenti sirian Bashar al-Assad u shpreh se në fakt kjo adresë po përdorej nga terroristët.

Por vogëlushja iu përgjigj deklaratës së presidentit me një status në twitter duke i thënë:

“Zoti Assad, unë nuk jam një terrorist, unë vetëm dua të jetoj, ju lutem ndalojini bombardimet.

Nëna e vajzës, Fatimah u shpreh se ato duan thjesht që bota ta kuptojë se rreth 300 mijë njerëz janë të bllokuar në Aleppo, dhe ata po vriten çdo ditë.

“Ne nuk jemi terroristë, ne nuk jemi ISIS, ne nuk jemi Nusra. Ne jemi vetëm fëmijë, nëna, baballarë, foshnja”, thotë ajo.

bana1