LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin e bën të ditur çmimin e majmë të Vanquish Zagato Volante (Foto)

Aston Martin e bën të ditur çmimin e majmë të Vanquish Zagato Volante (Foto)

Modelet Vanquish Zagato dhe Vanquish Zagato Volante do të prodhohen në vetëm 99 njësi, ndërsa kanë pamje unike, fuqi të madhe dhe nivel të lartë të luksit.

Por, çmimi enorm për këtë veturë, i ka befasuar edhe entuziastët më të mëdhenj, transmeton Telegrafi.

Mësohet se Volante, me tavan që ka mundësi të hapet, kushton 850 mijë dollarë, ndërsa nuk bëhet i ditur çmimi i modelit tjetër me tavan statik. Sipas të gjitha gjasave, ai ka mundësi të kushtojë 50 deri 150 mijë dollarë më pak!


Për këtë veturë kanë filluar blerjet kohë më parë dhe listat mbyllen më 10 tetor. Sidoqoftë, nuk bëhet e ditur se sa veta i kanë blerë deri tani modelet e fundit nga Aston Martin. /Telegrafi/

Aston Martin bën të ditur çmimin e majmë të Vanquish Zagato Volante foto 2

Aston Martin bën të ditur çmimin e majmë të Vanquish Zagato Volante foto 3

Aston Martin bën të ditur çmimin e majmë të Vanquish Zagato Volante foto 4

Aston Martin bën të ditur çmimin e majmë të Vanquish Zagato Volante foto 5