LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i dëshmitarëve për vrasjen e Enver Zymberit (Video)

Rrëfimi i dëshmitarëve për vrasjen e Enver Zymberit (Video)

Radovan Radiq e Milovan Vllashkoviq janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e policit të njësisë speciale, Enver Zymberi.

Të dy të akuzuarit u patën liruar kohë më parë si të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Por, këtë aktgjykim e ka prishur Apeli dhe tani ata po rigjykohen.

Dëshmitari Isa Salihu, që është polic i njësisë speciale, tregoi se si ndodhi ngjarja në vendin e quajtur Klisuricë, njofton Klan Kosova. Ai tregoi se ku ishte Zymberi, pak minuta para se të vritej.


Salihu dëshmoi se të shtënat në pikën kufitare në Bërnjakë filluar pasi specialët u urdhëruan ta shpartallojnë barrikadën. Pikërisht, sipas tij, këto të shtëna ia morën jetën Heroit të Kosovës, Enver Zymberi.

Se si u gjet vendi i ngjarjes tregoi polici tjetër, Flmur Fetahu, i cili kujtoi se skenën e krimit e kishin kontrolluar të nesërmen për vetëm 15 minuta.

Shqyrtimi gjyqësor për këtë rast do të vazhdojë në javën e ardhshme në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës.

https://youtu.be/gKu52z3c7jM