LAJMI I FUNDIT:

Uragani Matthew, shkon në 842 numri i viktimave në Haiti

Uragani Matthew, shkon në 842 numri i viktimave në Haiti

Të paktën 842 persona janë vrarë teksa uragani Matthew kaloi përmes Haitit, Xhamajkës, Republikës Dominikane dhe Bahamas.

Gjithashtu më shumë se 3 milionë persona janë evakuuar nga Florida, Xhorxhia, Karolina e Jugut dhe e Veriut në SHBA.


Stuhia kaloi në një nga qytetet më të mëdha në zonën e Majamit, por është ende rrugës për të goditur rreth 26 milionë njerëz.

Presidenti Obama ka shpallur gjendjen e emergjencës në këto shtete si dhe ka mobilizuar mijëra trupa të Rojës Kombëtare.

Në bazë të një komunikatë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, afro 350.000 persona në të gjithë vendin janë në nevoja emergjente për ndihmë.

Ndërkohë, drejtuesi i operacioneve të Kryqit të Kuq në Haiti thotë se qytetarëve duhet t’u vihet menjëherë në ndihma pasi rezervat ujore, ushqimore dhe medikamentet kanë shteruar.

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve janë strehuar në disa kampe të përkohshme qëndrimi pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme, transmeton oranews.

Organizatat Ndërkombëtare kanë bërë thirrje për ndihmë. Nga ana tjetër, stuhia Matthew, ka goditur së fundmi edhe brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara.

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori