Një ditë pas prezantimit të programit më të ri të punësimit në Gjermani, interesi i njerëzve ka qenë tejet i lartë, teksa numri i aplikimeve i ka kaluar në ditën e parë më tepër se 450 vetë. Jo vetëm të rinj, por edhe punëkërkues të grupmoshës së mesme, të aftë për punë kanë kërkuar në panair të dhëna për zanatet, kushtet e punës dhe mundësitë që ata kanë për ikjen.
E pikërisht për këtë informacion, është Florenc Qosja, koordinator Kombëtar për Migracionin që tregon në intervistë për “Shekulli”-n mënyrën më të lehtë për aplikimet, shërbimin e ri të këshillimit dhe hapat e nevojshëm për të gjithë të interesuarit. Sipas tij, tashmë për emigrimin legal dhe lidhjen e një kontrate punësimi, do të vihet në dispozicion një zyre e re e certifikuar dhe licencuar, e cila do të shërbejë, veç të tjerash për të bllokuar zyrat apo faqet mashtruese në internet.
Qosja, ka një thirrje nga ana e shtetit gjerman për punësimin legal të shqiptarëve atje, dhe duhet pranuar që numri i ofertave është i lartë? Sapo është inauguruar në Zyrën e Punës një program apo shërbim i ri për migrimin legal. Konkretisht, si do të funksionojnë kjo zyrë?
Në fakt, ne i këshillojmë njerëzit se si të ndjekin rrugën zyrtare për aplikimet. Domethënë, ata duhet të futen përmes kompjuterit në një faqe zyrtare, ku të shohin profesionet e lira që kërkohen në Gjermani dhe të ndjekin hapat e aplikimit. Me këto të fundit kuptohet fakti, se meqë ka X profesione të lira, për shembull për një profil të caktuar, kontaktohet me kompaninë në shtetin gjerman dhe bëhet aplikimi, në një mënyrë të ngjashme siç mund të aplikohet për një vend pune në Shqipëri. Kompanitë andej kërkojnë CV-në, letrën e motivimit, certifikatat, dëshminë e gjuhës dhe nëse individi i përmbush kriteret, ata bëjnë kontratën e punës.
Si paraqiten kërkesat, a ka prurje njerëzish që kërkojnë konsulencën tuaj?
Në fakt, ne jemi një kompani e re, apo një shërbim i ri, i licencuar dhe sot (dje) kemi pasur një panair, ku kemi numëruar më shumë se 450 persona, të cilët kanë ardhur për t’u informuar. Kanë pyetur për profesionet që kërkon shteti gjerman, për kushtet e punës, si bëhen kërkesat etj. Ne bëmë dhe një prezantim për posaçërisht për këtë çështje, si duhet shkruar një letër motivimi, një CV, e të gjithë elementet e tjerë ndihmës. Ndërkohë të njëjtën praktikë do të ndjekim edhe në vijim në qendrën që kemi ngritur te Rruga e Kavajës , pranë Zyrës së Punës.
Si informoheni për zanatet që kërkon shteti gjerman? Keni lidhje të drejtpërdrejta me kompanitë atje për numrin e punonjësve që kërkohen, pozicionin etj.?
Jo, ne nuk kemi lidhje me kompanitë gjermane. Ne iu referojmë rrugën njerëzve që kërkojnë punë, duke i informuar së pari për mundësitë që mund të krijojnë në Tiranë, apo në qytetet e tjerë në Shqipëri. Siç u thashë, sapo kemi filluar me këtë nismë, e veç kësaj do të japim konsulencë edhe për kurset që mund të ndjekin në arsimin profesional, sepse zyra sapo është inauguruar. Pra, ata që do të vijnë, do të orientohen sipas profilit që kanë. Ne u japim mundësinë për t’u rritur profesionalisht në qendrat e formimit profesional, për zanatet ku jepen këto kurse dhe në rast se personi kërkon punë në Gjermani, atëherë sugjerojmë dhe ndihmojmë për të aplikuar. Ne kemi vënë re se ka njerëz të formuar e të arsimuar, të cilët e gjejnë mënyrën për t’u punësuar edhe pa ndihmën tonë, por gjithashtu ka shumë individë që e kanë të vështirë për të gjetur rrugën dhe mënyrën.
Por, cila është faqja zyrtare e punësimit legal, e cila ndryshe nga dhjetra faqe të tjera në internet, nuk i mashtron njerëzit?
Aplikimi dhe procedura, pas konsulencës që ne ofrojmë është individuale, ku gjithsecili regjistrohet me të dhënat e tij. Faqja zyrtare e aplikimeve është; ëëë. makeitingermany.com. Në këtë link, njerëzit mund të shohin se cilat profesione kërkohen më së shumti nga punëdhënësit gjermanë, ndërsa për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregohet nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani. Kjo faqe shërben edhe si burim ndërlidhës me faqe të tjera serioze, ku aplikohet edhe për profesione me bazë arsimin e lartë e ku njihen diplomat.
Duke iu referuar kategorisë së njerëzve që kanë kërkuar punësimin në Gjermani në stendën e panairit, ishin të rinj ata që u interesuan apo kishte edhe mosha të epërme?
Mund të them se ishin individë të moshave të ndryshme, megjithatë kishte një dominim të të rinjve që u interesuan për punë jashtë shtetit.
* * *
Si merret viza në ambasadë, udhëzimi për procedurën
Ambasada Gjermane në Tiranë, paralelisht me projektet e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare për emigrimin legal, ka hartuar edhe një udhëzues për të gjithë personat e interesuar për tu punësuar me dokumente të rregullta në Gjermani. Ky udhëzim i ndan personat që mund të punësohen legalisht në dy kategori; Ata që kanë një vend të garantuar pune nga punëdhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune. Në mënyrë që kërkesa për vizë të mund të shqyrtohet shpejt, këshillohet që të respektohet procedura në vijim. Para se personi të caktojë një takim për aplikim për vizë, ai duhet të ketë dokumentacionin në vijim: Ofertën me karakter detyrues të vendit të punës apo kontratën, tashmë të nënshkruar të punës ose kualifikimit profesional me një punëdhënës konkret apo ndërmarrje, që ofron kualifikimin profesional në Gjermani. Gjithashtu, duhet të merret edhe miratimi paraprak të autoriteteve gjermane përgjegjëse për punësimin.
Hapi i parë
Kërkimi i një vendi pune apo një vendi për kualifikim profesional tek një punëdhënës konkret, përkatësisht, tek ndërmarrja që ofron kualifikim profesional në Gjermani. Për të udhëtuar në Gjermani duhet të keni një ofertë pune me karakter detyrues apo ofertë kualifikimi profesional nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë kombëtare. Nëse keni gjetur një punë të përshtatshme, kërkoni prej punëdhënësit ofertën e punës, përkatësisht kontratën konkrete të kualifikimit profesional. Kjo duhet të përmbajë të dhëna të plota për punëdhënësin dhe punëmarrësin (emrin e plotë të punëmarrësit dhe punëdhënësit përkatësisht të kompanisë, adresën, të dhënat e kontaktit) dhe të marrëdhënies së punës (fillimi i kontratës jo para datës 01.01.2016), lloji i kontratës, paga bruto, orari i punës, koha e pushimeve, shërbimet e veçanta). Këshillohet të përpilohen së paku tri kopje të njëjta (të nënshkruara nga punëdhënësi i ardhshëm dhe ju personalisht) të ofertës së punës me karakter detyrues, përkatësisht të kontratës së punës ose kualifikimit profesional.
Hapi i dytë
Marrja e pëlqimit nga autoritetet gjermane kompetente për punësim. Në mënyrë që më vonë të mund t’ju jepet viza, nga autoritetet gjermane kompetente kërkohet miratimi për punësimin. Për punëdhënësin tuaj si pikë direkte kontakti është – sipas rastit – ose Zyra Federale e Punës ose Zyra për të Huajt. Se cila nga dy autoritetet është përgjegjëse, varet nga fakti nëse ju keni qëndruar më parë për një kohë të gjatë në Gjermani (p.sh. si azilkërkues ose i toleruar, për shkollim ose studime, punë, kurs gjuhe mbi 3 muaj). Prandaj, ju duhet që punëdhënësit tuaj t’i jepni informacione gjithëpërfshirëse rreth qëndrime ve tuaja të mëhershme në Gjermani. Ju lutemi kini parasysh, që këto informacione do të verifikohen gjatë procedurës së mëpasshme për pajisje me vizë, dhe të dhënat e mangëta apo të pasakta mund të çojnë në refuzimin e kërkesës për vizë, përkatësisht në stërzgjatjen e kohës së përpunimit të kërkesës tuaj./Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti: PDK-ja do t’i trajtojë me dinjitet vlerat e luftës së UÇK-së
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite