Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha edhe para studentëve të tij paraqitet me truproja. Provimin e fundit të mbajtur javën e kaluar në Fakultetin Teknik të Universitretit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Meha e ka mbajtur me tri truproja, shkruan Gazeta Monitor.
Studentët të cilët kanë treguar nuk kanë dashur të identifikohen nga frika se mund të ndëshkohen. Ndërkohë vet Meha i kontakuar nga Gazeta Monitor, nuk e ka mohuar mbajtjen e provimit me truproja, por ka thënë se këto janë çështje të shtetit.
“Nuk kam kërku… Janë sene që nuk diskutohen. Shteti e ka në dorë atë punë”, ka thënë Meha dhe e ka ndalur telefonin.
Prania e policëve nuk konsiderohet normale edhe nga dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitektirës, Abdullah Zejnullahu.
“Konsideroj se nuk është normale. Nuk kam parë me truproja por kam dëgjuar. Konsederoj se studentët dhe profesorët duhet ta kenë lirinë në fakultet dhe ardhja me truproja nuk është e nevojshme”, ka thënë Zejnullahu.
Ndërkohë, në Policinë e Kosovë kanë thënë se Policia bazuar në ligj dhe procedura standard të operimit, në pajtim me shkallën e rrezikut/kërcënimit ofron edhe mbrojtjen e nevojshme sipas rezultateve të vlersimeve profesionale. Por nuk kanë treguar nëse Murat Mehës i ofrohet mbrojtje nga Policia e Kosovës. “Ju informojmë se Policia e Kosovës, me njësitet e specializuara të saj, konkretisht permes njësisë për vlerësimin e kërcënimit apo rrezikut bënë vlerësime të rregullta të sigurisë duke përfshirë edhe vlerësimin e nevojave për mbrojtje (të afërt) të personaliteteve të ndryshme. Policia bazuar në ligj dhe procedura standard të operimit, në pajtim me shkallën e rrezikut/kërcënimit ofron edhe mbrojtjen e nevojshme sipas rezultateve të vlersimeve profesionale. Qështjet/pyetjet tjera për konfirmim të pranimit ose mos pranimit të ofrimit të mbrojtjes së afërt nga persona të caktuar nuk mund t’i komentojmë, prandaj luteni që t’i adresoni te palët respektive” është thënë në një përgjigje të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, prania e policisë ndalohet edhe me Ligjin për Arsimin e Lartë, neni 13 pika 4 që specifikon që forcat e rendit, në këtë rast, policia e ka të ndaluar decidivisht të jetë e pranishme në ambientet universitare./Gazeta Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze