LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet letra: Amaneti i studentes nga Fieri para se të vetëhelmohej

Zbulohet letra: Amaneti i studentes nga Fieri para se të vetëhelmohej

Studentja e Fakultetit Ekonomik që i dha fund jetës pasditen e së martës, duke pirë fostoksinë kishte lënë një letër lamtumire.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në dhomën e konviktit nr.25 ku qëndroi gjatë verës në Qytetin Studenti, në Tiranë.

Viktima është 20-vjeçarja Ana Doko, nga Fieri. Ende nuk dihet me saktësi motivi që e shtyu vajzën drejt vetëvrasjes, ndërsa familjarët kanë mohuar që ajo të kishte pasur më parë probleme me depresionin.


Para se të konsumonte fostoksinën, 20- vjeçarja kishte shkruar një letër lamtumire, por pa sqaruar arsyen pse po vetëvritej.

Studentja helmon veten në Tiranë – këto ishin fjalët që ia tha i ati derisa ajo po jepte shpirt!
Lexo po ashtu Studentja helmon veten në Tiranë – këto ishin fjalët që ia tha i ati derisa ajo po jepte shpirt!

“Jam lodhur nga jeta! Mos e kërkoni fajin askund…”, shkruante studentja, raporton “Panorama”.

Në fund i drejtohej motrës së saj më të vogël, së cilës i thoshte: “Amanet mamin dhe babin…”.

Pasi ka shkruar këtë letër, Ana u ka telefonuar prindërve të saj në Fier, duke u thënë se ndihej keq.

I ati dhe e ëma janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi e kanë kuptuar nga zëri se e bija kishte një problem shëndetësor dhe janë gjendur pranë saj para se ajo të ndërronte jetë.

Madje i ati ka qenë ai që i ka bërë frymëmarrje artificiale, deri në momentin që autoambulanca e qendrës shëndetësore të Qytetit Studenti e ka dërguar në urgjencën e QSUT-së.

Pak minuta pasi është futur në reanimacion dhe i është nënshtruar terapisë intensive, vajza ka ndërruar jetë.

Ndërsa motra e saj, nëpërmjet disa komenteve në rrjetin social “Facebook”, ka hedhur akuza për shërbimin mjekësor, duke thënë se, në rast se ambulanca nuk do të vonohej, ajo mund të shpëtonte.

Për vdekjen e Anës ka reaguar edhe mësuesja e saj, Donika Begaj, e cila thotë se ajo e familja duhen lënë të qetë.

“Ana shembullore në mësime dhe në sjellje u largua nga kjo jetë në moshën më të bukur, duke lënë në mes ëndrrën e saj, diplomimin. U prehsh në paqe Ana e bukur, nxënësja ime e dashur”, thotë ajo.