LAJMI I FUNDIT:

Rashiq demanton Qeverinë: Nuk i ka votat e Listës Serbe për demarkacionin

Rashiq demanton Qeverinë: Nuk i ka votat e Listës Serbe për demarkacionin

Ndonëse zyrtarët qeveritarë vazhdimisht janë duke deklaruar se i kanë votat e Listës Serbe për ta votuar  Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, këtë e mohojnë përfaqësues të kësaj partie.

Nenad Rashiq, deputet i këtij subjekti politik, i ka quajtur të pavërteta pretendimet e qeveritarëve se i kanë siguruar votat e tyre, në mënyrë që të kalojë versioni aktual i demarkacionit.

I kontaktuar nga lajmi.net, deputeti i kësaj partie, Rashiq i ka hedhur poshtë deklaratat e bëra mbrëmë nga këshilltari i kryeministri Mustafa, Faton Abdullahu, ku ky i fundit u shpreh i sigurt se Lista Serbe do ta votojë shënjimin e kufirit me Malin e Zi, proces ky që po zvarritet më shumë se një vit.


“Nuk është e vërtetë kjo” ka sqaruar Rashiq duke mos i komentuar më shumë deklaratat e bëra nga këshilltari i kryeministrit Mustafa.

Demarkacioni dështoi të ratifikohej më 1 shtator pasi kryeministri Mustafa e tërhoqi nga rendi i ditës votimin e tij me arsyetimin se nuk ka pasur kushte. Madje për këtë u fajësua edhe Lista Serbe e cila mungoi në atë seancë.

Kjo e fundit vazhdimisht në deklaratat e tyre ka thënë se asnjëherë nuk janë ftuar nga koalicioni qeverisës për të biseduar rreth kësaj çështje, që nga dita kur edhe është votuar Hashim Thaçi për president.

Ndërkohë, qeveria shprehet e bindur se i kanë votat për ta kaluar Demarkacionin.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori