LAJMI I FUNDIT:

Alpinisti shfaqë fytyrën e lënduar pasi përjetoi ortekun (Foto)

Alpinisti shfaqë fytyrën e lënduar pasi përjetoi ortekun (Foto)

Jamie Hareb ka qenë duke ecur nëpër luginën Landsborough të Zelandës së Re, kur e ka dëgjuar një krisje.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ai është përfshirë nga një valë bore, që është shkëputur prej një faqemali, transmeton Telegrafi.


Por, ai ia ka dalë të qëndrojë me kokë lartë dhe të mos e humbë kontrollin, derisa shkonte teposhtë së bashku me ortekun.

“Nuk e mbajë mend se u frikësova, sepse gjithçka ndodhi tepër shpejtë.Vetëm i thua vetës, se ky qenka fundi dhe me kaq mbaron”, ka thënë Hareb.

Fakti që nuk ka humbur në sasinë e madhe të borës, ka bërë që ai të dijë se ku është dhe të mos humbet edhe pse i mbuluar nga gjaku.

Pasi e ka thirrur emergjencën, atij i ka shkuar në ndihmë një helikopter, që e ka dërguar në spital për të shëruar këmbën e thyer dhe gërvishtjet e shumta në fytyrë. /Telegrafi/

Alpinisti shfaqë fytyrën e lënduar pasi përjetoi ortekun foto 2