Debatet në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës për planet e investimit dhe tregjet e reja kanë shkuar deri edhe në fyerje e goditje të këshilltarëve mes tyre me sende të ndryshme. Ndërsa po flitej për tregun e qytetit dhe investimet në Lazarat, tonet mes dy banorëve të Lazaratit, të cilët janë këshilltarë bashkiakë, janë rritur ndjeshëm. Ish-kryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko, këshilltar nga PD-ja, replikoi me bashkëfshatarin e tij Petrit Brahimi, këshilltar socialist. Përveçse nga një fshat ata thuhet se janë edhe kushërinj mes tyre, por kjo nuk i ka ndalur të përplasen, ndërsa fillimisht gjithë sherri ka nisur për shkak të kërkesës për të nxjerrë jashtë mediat e palicensuara. Debatet janë ndezur ashpër për shkak se duhej të largoheshin nga mbledhja gazetarët dhe kamerat që nuk iu përkisnin mediave të njohura, por kanë qenë anëtarët e opozitës që e kanë kundërshtuar këtë fakt duke refuzuar këtë kërkesë që ka ardhur nga ana e këshilltarëve të majtë.
Përplasja
Sherri nuk është mbyllur aty. Ka vijuar edhe gjatë diskutimeve për ofertat për tregun, por edhe për shkak të mashtrimeve që ka bërë qeveria në lidhje me Lazaratin. Sërish në krye të debateve për vendin e tij del Dasho Aliko, i cili iu ka akuzuar duke shfrytëzuar edhe praninë e mediave brenda në sallë. Mirëpo në momentin kur ai ka nisur të ngre zërin për anashkalimin që iu është bërë fondeve për atë zonë, që sipas të dhënave që vijnë nga Gjirokastra nuk është investuar as edhe një qindarkë, përveç se është lyer me bojë një shkollë, anëtari i majtë, një tjetër banor i Lazaratit i ka thënë drejtuesit të mbledhjes se mos ta linte të fliste Alikon se vetëm ai bën zhurmë sa herë ka mbledhje.
Kjo frazë ka acaruar Alikon, i cili ka sharë dhe më pas dialogu është ashpërsuar keq aq sa Petrit Brahimi, ka marrë një bidon me ujë dhe ka qëlluar mbi Alikon. Në fakt, bidoni ka qenë plastik, por sipas të dhënave që vijnë nga persona që kanë qenë brenda sallës ku zhvillohej mbledhja, nuk e ka prekur fare ish-kryekomunarin lazaratas, një prej emrave më të njohur të pushtetit lokal në Shqipëri. Për të shuar sherrin, ka menduar Roland Bejko, anëtari i djathtë i këtij Këshilli, i cili ka këmbëngulur fort që në fillim që mediat të ishin të pranishme në mbledhje pasi ai i ka konsideruar rivalët politikë si frikacakë përballë transparencës. Megjithatë pavarësisht kundërshtive dhe përplasjeve, mbledhja ka vijuar ndonëse të djathtët kanë reaguar ashpër në lidhje me formën në të cilën të majtët kërkojnë të instalojnë rregullat në atë këshill.
Tregu industrial
Rendi i ditës i mbledhjes përfshinte pikën për miratimin e marrjes me qira nga bashkia të një trualli dhe ndërtimin e tregut të ri industrial në qytetin e Gjirokastrës. Sipas të dhënave duhej të shqyrtoheshin tre oferta të ardhura për të krijuar pikërisht hapësirën ku të ndërtohej ky treg. Në fakt duket se sherri, ose motivi për të shkuar tek ai sherr ka qenë pikërisht përplasja mes dy ofertave, njëra me sipërfaqe më të vogël dhe tjetra sa dyfishi i saj.
Sigurisht që të djathtët kanë këmbëngulur për ofertën për sipërfaqe më të madhe, për shkak që të mund të hapen vende pune dhe pikërisht aty është kaluar edhe tek Lazarati dhe premtimet që iu ka bërë bashkia dhe qeveria pas asaj mësymjeje për zhdukjen e kanabisit në atë zonë. Në fakt kanabisi u hoq me një superoperacion nga Lazarati dhe u shpërnda në të gjithë Shqipërinë, duke e bërë Lazaratin ndoshta vendin e vetëm në vendin tonë që nuk e kultivon më bimën m e të cilën kishte lidhur jetën prej 24 vitesh.
Aliko: Njerëzit janë pa bukë, ju thoni, mos të ulen tarifat
Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës është shoqëruar me debate dhe tension, pasi dy këshilltarë, njëri i majtë dhe tjetri i djathtë, që të dy nga Lazarati janë përplasur lidhur me mënyrën e menaxhimit të ish-komunës Lazarat. Këshilltarët Petrit Brahimi i PS-së dhe Dasho Aliko i PD-së, i njohur si kryekomunar i Lazaratit që negocioi me grupin e zjarrit gjatë aksionit të policisë për pastrimin e fshatit nga kanabisi nuk kanë debatuar vetëm me fjalë. Sherri mes tyre ka degjeneruar kur Aliko ka hedhur një shishe plastike në drejtim të këshilltarit të majtë Brahimi. Fillimisht pjesë e debatit ishte edhe drejtuesi i mbledhjes Roland Karalli, por më pas mes Alikos e Ibrahimit kanë shpërthyer ofendimet, ndonëse këshilltari i djathtë Roland Bejko u përpoq ta qetësonte situatën.
Përplasja
Karalli: Dasho ka mundësi, nuk të kam dhënë fjalën për të folur!
Aliko: Na keni premtuar tarifa më të ulëta jo tarifa më të larta, aty njerëzit janë pa bukë, po ju jeni të pacipë, sidomos ata këshilltarët, ata sahanlëpirësit. Këtu ka shumë sahanlëpirës po nuk ja mban nga interesat e lidhura me pushtetin.
Karalli: Kujt s’ia mban more?
Aliko: Fshatarët janë pa bukë për darkë, ju thoni të mos ulen tarifat.
Petrit Brahimi: Në fshat ka pllakosur ndërtimi, po rri more!
Aliko: Ku ka pllakosur ndërtimi? Unë kam menduar dhe për ty. Ik ore edepsëz! Rri mirë, palaço, surrat, u bë surrati jot, rri mirë aty, palaço, qelbësirë, unë të bëra kryetar KSH-je ty mizerje.
Brahimi: Qelbanik m*ti!
Aliko: Mua mos më thuaj qelbanik o palaço, o palaçoja i m*tit, sahanlëpirës.
Bejko: O Petro, po rri tani! Brahimi: Sahanlëpirës s’ka pse thotë. Më shau, ta duroj unë?
Bejko: Ai bëri jashtëzakonisht gabim. Po dhe ti e shave.
Brahimi: Ti pse s’i fole?
Bejko: I fola, a je në terezi? Ulu se do e zgjidhim këtë muhabet, bëhemi gazi i botës, ju jeni kushërinj, je në terezi a s’je në terezi?!
Brahimi: Më shau
Bejko: Ç’a muhabeti bën. Ulu atje. Është turp.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Kryeziu: Përplasjet Qeveri-Presidencë në disfavor të Kosovës
Ahmeti: Presim mbështetjen e qytetarëve në mbrojtjen e legjitimitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë