LAJMI I FUNDIT:

Papadopoulou u takua me kryetarët e komunave veriore dhe vizitoi Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Papadopoulou u takua me kryetarët e komunave veriore dhe vizitoi Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, u takua sot me kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Sipas një njoftimi, ky takim, i cili mes tjerash u përqendrua në mandatin e ri të EULEX-it, është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë ndërmjet këtij Misioni dhe komunave në veri.

Papadoupolou i përgëzoi kryetarët e komunave në veri për angazhimin e tyre konstruktiv, duke theksuar se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për këtë mision si dhe për komunitetin lokal.


“EULEX-i është i gatshëm që të vazhdojë ta mbështesë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në veri, si dhe ta përkrah zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha Papadopoulou, duke shtuar se integrimi gjyqësor është një proces i rëndësishëm i cili shpresojmë se do të finalizohet së shpejti.

Pas këtij takimi, Papadopoulou e vizitoi Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku u takua me gjyqtarë dhe prokurorë që punojnë aty për të diskutuar lidhur me një numër të çështjeve, duke e përfshirë integrimin e gjyqësorit dhe aktivitetet e përditshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori