Ata që kanë përcjellë me vëmendje zhvillimet, kanë mundur mbase në godinën e Bashkimit Evropian të vërejnë një lloj buzëqeshjeje gëzimi me dështimin e referendumit të Viktor Orbanit në Hungari. Me siguri që as në rast të suksesit në referendum, kjo nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe për BE. Por, është fakt që madje as në Hungari nuk ka mbështetje politika frikëbërëse e Orbanit.
Qëllimi i Orbanit ishte i qartë: që Hungaria edhe njëherë t’ua bëj të qartë të gjithëve në BE se ajo nuk do të pranojë refugjatë. Ndonëse numri i refugjatëve në këtë vend është shumë i vogël. Qëllimi ishte që politikën e Viktor Orbanit ta mbështesë edhe populli dhe që kjo të thuhet qartë para BE-së. Por, shumica nuk doli në vendvotime. Vetëm rreth 45 për qind iu përgjigjën ftesave të shumta për referendum, ndonëse 95% votuan për politikën e Orbanit. Megjithatë rezultati mbetet – referendumi dështoi.
Cili është mesazhi i këtij referendumi? Ai ka konfirmuar ate që dihet kaherë në praktikë: shumica e hungarezëve nuk duan të pranojnë refugjatë. Por, dëshmon edhe një gjë tjetër se Viktor Orbani është i gatshëm t’u shkojë në nerva kolegëve evropianë, deri sa të arrijë sukses në vendin e vet.
Megjithatë, duket se pikërisht kësaj politike po i vjen ngadalë fundi. Rreth 40 milionë euro ka kushtuar ky referendum. Orbani u ka bërë thirrje hungarezëve që të dalin dhe të votojnë. Por, të dielën ata nuk e dëgjuan dhe shumica mbetën në shtëpi. Hungarezët duket se janë lodhur nga potera e Orbanit.
I gjithë referndumi ka qenë vetëm shpenzim i kotë i parave, me qëllim që Brukselit edhe një herë t’i dëshmohet ajo që dihet. Votimi i pakuptimtë i Orbanit dëshmon se politika e përhapjes së frikës po merr fund. Me fjalë të tjera, duket se shumica është e lodhur me parullat e kryeministrit Orban.
Kjo ka të bëjë ndoshta me faktin që shumica e hungarezëve, për dallim nga Britania e Madhe, mendon se anëtarësimi në BE është i mirë për vendin e tyre, të paktën për shkak të ndihmave prej miliarda Euro që vijnë nga Brukseli. Ndaj mund të thuhet se Orbani ka dy fytyra. Në njërën anë, pas dyerve të mbyllura ai mbështetë të gjitha nismat e BE. Në samitin e fundit të BE ai ka paraqitur madje edhe një koncept personal për një “solidaritet fleksibël për refugjatët”. Por në fund tha se takimi ishte i pasuksesshëm. Pra politika e tij është: bashkëpunimi gjatë samitit me të gjithë presidentët dhe kryeministrat e tjerë. Ndërsa pas samiti, para hungarezëve, flet keq për të gjitha.
Pikërisht këtu qëndron problemi. Kryeministri hungarez e ka perfeksionuar mekanizmin personal. Të gjitha të këqijat vijnë nga Brukseli (ose Berlini). Ndërsa të mirat nga anëtarësimi në BE. Një strategji e cila ka funksionuar deri tani. Por pas referendumit britanik për dalje nga BE është bërë e qartë se sjellja e tillë ndaj Evropës mund të ketë pasoja të kundërta. Pjesëmarrja në punimet dhe mbështetja e samitit të BE në njërën anë dhe në anën tjetër referendumi kundër politikës së BE, me siguri që nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Është koha e fundit që Orbani ta kuptojë këtë. Referendumi i dështuar jep shpresë se shumë hungarezë e kanë kuptuar se kështu nuk shkon. Në të mirë të BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Çfarë na tregon poshtërimi në Shtëpinë e Bardhë?

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk