LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia kthehet me 19 medalje të sportit nga Sarajeva

Maqedonia kthehet me 19 medalje të sportit nga Sarajeva

Pjesëmarrje të suksesshme me 19 medalje të fituara kishin garuesit e Maqedonisë në kupën e shtatë ndërkombëtare ‘Sarajeva Open’ që për fund javë në kryeqytetin e Bosnjës e Hercegovinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga gjithsej 19 medaljet e fituara, 8 janë të arta, 6 të argjendta dhe 5 të bronzta.


Ekipi i Maqedonisë ishte shpallur si më i miri në këtë kupë, përderisa Viktoria Varadinova është zgjedhur kadetja më e mirë.

Në ‘Sarajeva open’ morën pjesë 189 kik boksierë nga katër vende dhe më shumë se 54 klube. Ekspedita e Maqedonisë ka numëruar 18 garues. /Telegrafi/