Hapja e dy Universiteteve të reja në Maqedoni, “Nënë Tereza” dhe “Dame Gruev”, si dhe përzgjedhja e stafit drejtues kryesisht me emra të politikës, ka nxitur reagime dhe kritika të shumta në opinion mbi vazhdimin e politizimit të arsimit të lartë në vend, njofton REL.
Reagimet vijnë para së gjithash pas njoftimit të Ministrisë së Arsimit se Universiteti “Nënë Terezë” për rektor, do të ketë Aziz Pollozhanin, ish-ministër i Arsimit, ish-deputet i BDI-së dhe ish-ambasador në Gjenevë, i caktuar po nga kjo parti.
Në senatin e këtij Universiteti janë zgjedhur edhe një ish-ministër tjetër i BDI-së, si dhe zyrtarë tjerë aktualë të kësaj partie në institucione tjera.
Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu, ka thënë se përzgjedhja nuk është bërë në baza partiake, por mbi bazën e titujve shkencorë që kanë kandidatët.
“Ne nuk mund t’i ndalim ata profesorë që kanë tituj shkencorë për të aplikuar në një Universitet. Ky ka qenë vendim i komisioneve amë dhe të pavarura nga kuadrot politike dhe ata i kanë përzgjedhur këta profesorë që i kanë titujt shkencor”, thotë ministri Lutfiu.
Ky universitet nis me punë javën tjetër në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, meqë ende nuk e ka objektin e tij, ndërsa regjistrimi i studentëve, gjithashtu është në procedurë e sipër.
Ende nuk është bërë as përzgjedhja e profesorëve, ndërsa sa i përket fondeve, nga Qeveria e Maqedonisë për këtë vit janë ndarë shuma të papërfillshme, që shpesh kanë qenë objekt talljeje pasi nuk do të mjaftonin për ndërtimin as të një shkolle fillore me disa klasë.
Ish-ministri i Arsimit (2006-2008), Sulejman Rushiti, thotë se në rastin konkret kemi të bëjnë me projekt për qëllime politike dhe asgjë më shumë.
“Rasti me Universitetin ‘Nënë Tereza’ ka tejkaluar paragjykimet e skeptikëve më të mëdhenj, përfshirë edhe mua, që thamë se ky është një projekt për nevoja të brendshme partiake, për t’i rehatuar ata që nuk guxojnë t’i fusin në listat e deputetëve për zgjedhjet që po afrohen. Për fat të keq, ndodhi më keq sesa që kishim parashikuar: universitet pa organizim, pa plan dhe pa hapësira, me emra që thjesht janë anëtarë të njohur të partisë, e cila thoshte se do të bëjmë një universitet të papartizuar”, thekson Rushiti.
Edhe ish-ministri tjetër i Arsimit (1998-2002), Nenad Novskovski, thotë se janë të shumta skandalet që i shoqërojnë universitetet e reja, duke filluar që nga emrat e tyre.
“Ka gabime të mëdha lidhur me këtë Universitet, sikur edhe me atë që u themelua kohë më parë, pra me Universitetin ‘Dame Gruev’. Bëhet fjalë për iniciativë politike, e cila i ka gabuar edhe emrin pasi tani Nëna Tereza është shenjtëruar dhe universiteti të paktën duhet të ketë emrin e plotë të saj”.
“Bëhet fjalë për institucion, drejtimet e së cilit veçse ekzistojnë, kemi drejtime të njëjta dhe veç kësaj, ky institucion nuk ka as edhe kushtet minimale për të nisur me punë. Ky universitet dhe ai tjetri që u hap në gjuhën maqedonase, janë thjesht projekte në shërbim të partive politike, dhe jo si nevojë e popullatës”, vlerëson Novkovski.
Sulejman Rushiti, nga ana tjetër, thotë se institucionet e reja do t’i dëmtojnë edhe ato ekzistueset, të cilat, gjithashtu, përballen me probleme të shumta, duke aluduar në Universitetin e Tetovës.
“Pra, do të bëhen dy institucione të larta, të dobëta, të cilat sigurisht se do të prodhojnë kuadro për nevojat e partive, respektivisht do të ndajnë diploma siç ka qenë fatkeqësisht edhe me rastet e tjera. Institucioni i lartë i partizuar është kanceri i shoqërisë sonë dhe ne për fat të keq do ta paguajmë shtrenjtë”, konsideron Rushiti.
Në Maqedoni, aktualisht, veprojnë pesë universitete publike dhe dhjetë private, dy prej të cilëve me mësim edhe në gjuhën shqipe, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025