Deputetët bullgarë ndaluan të premten veshjet me të cilat mbulohet fytyra-sipas një projektligji të propozuar gjatë këtij viti nga koalicioni nacionalist Fronti patrotik.
Ndalimi i të ashtuquajturave “burka”-veshje islame e femrave me të cilat janë të zbuluar vetëm sytë kaloi në lexim të dytë me mbështetje të madhe.
Për shkak të tensioneve etnikle rreth kësaj çështjeje, deputetët nga Lëvizja etnike Turke për të Drejta dhe Liri, MRF, lëshuan seancën plenare, duke e quajtur ligjin “antidemokratik” dhe “islamofobik”. Ata donin që votimi për këtë projektligj të largohej nga rendi i ditës në parlament.
Sipas ligjit të ri përdorimi i veshjeve apo maskave që mbulojnë fytyrën do të gjobitet me 200 levë bullgarë (100 euro) herën e parë, ndërsa dënimi do të shkojë deri 1500 levë (750 euro) për çdo shkelje të dytë.
Shkelësit e këtij ligji që janë nëpunës publik do të gjobiten 500 levë ose 250 euro për shkeljen e parë dhe 2000 levë, ose 1000 mijë euro për shkelje të mëvonshme.
Ndalimi vlen për qytetarët bullgarë dhe banorët e përkohshëm dhe migrantët nga vendet tjera në këtë shtet. Ata gjithashtu nuk do të lejohen të veshin rroba që mbulojnë pjesërisht ose totalisht fytyrën në territorin e këtij shteti.
Ndalimi do të zbatohet në të gjitha hapësirat publike, duke përfshirë edhe parqe, kopshte, shkolla, si dhe në transportin publik dhe privat.
Ndalimi do të zbatohet në të gjitha hapësirat publike, duke përfshirë edhe parqe, kopshte, shkolla, si dhe në transportin publik e privat.
Përjashtime mund të bëhen vetëm për arsye mjekësore apo profesionale, si dhe gjatë ngjarjeve sportive dhe kulturore.
Qytetarët do të lejohen të mbulojnë fytyrat e tyre vetëm në shtëpitë e tyre ose në vende të faljes e adhurimit.
Policia dhe autoritetet komunale do të jenë përgjegjës për zbatimin e ndalimit.
Ceyhan Ibryamov nga Lëvizja Turke për të Drejta dhe Liri (MRF) u tha deputetëve para se partia e tij ta lëshojë mbledhjen që ndalimi do të jetë kundërproduktiv.
“Ky ligj cenon sigurinë. Jep bazë për kërkim hakmarrjeje forcave radikale dhe morbide që të kërkojnë udhëzime dhe hakmarrje,” tha ai.
Ai shtoi se ndalimi ka kaluar nën presionin e ultranacionalistëve si pjesë e manovrave të bisedimeve parazgjedhore.
Por deputetët nga GERB, partia kryesore në qeveri e Kryeministri Bojko Borisov mbështetën propozimin.
“Ne kemi bërë një ligj shumë të mirë për sigurinë e fëmijëve tanë,” tha Krasimir Velçev nga GERB pasi u miratua ligji.
Ndalimi mbarëkombëtar vijon serinë e ndalesave të miratuara në nivel lokal në Bullgari.
Në qytetin jugor të Pazardjikut, ku ideologjia salafiste ka fituar influencë të konsiderueshme mbi komunitetin mysliman lokal, u bë ndalimi i parë i burkave në prill.
Disa qytete dhe vendbanime tjera ndoqën pastaj shembullin e Pazardikut duke ndaluar mbulimin.
Debati për burkan, nikabin dhe llojet tjera të mbulimit të fytyrës mori ho v në Bullgari kur prokurori i përgjithshëm i këtij shteti Sotir Tsatsarov tha më 1 prill se e mbështet ndalimin e këtyre veshjeve.
“Liritë fetare nuk duhet të shkelen, por ne nuk duhet të lejojnë motive fetare që do të përdoren për propagandë të paligjshme, qëllime politike dhe radikalizëm,” tha Tsatsarov në Pazardjik.
Sulmet terroriste të intensifikuara në Evropë në vitin 2015 dhe 2016, si dhe kriza e vazhdueshme e refugjatëve në Evropë, kanë çuar në një rritje të retorikës anti-myslimane në Bullgari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kryeson me 87 për qind të votave
Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg
Presidenti i Kolumbisë kundër dëbimeve të emigrantëve: SHBA-ja nuk mund t’i trajtojë kolumbianët si kriminelë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite