Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry pranon se është “frustruar” pasi ka humbur argumentin me Shtëpinë e Bardhë për të mbështetur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Siri, me kërcënimin e përdorimit të forcave ushtarake amerikane, ka raportuar më 30 shtator, “New York Times”.
Gazeta ka thënë se posedon audio-incizime, që zgjasin 40 minuta, të diskutimit në mes të Kerry-t dhe grupit sirian kundër regjimit dhe Misionit Holandez në OKB. Ky diskutim ishte zhvilluar më 22 shtator.
Në diskutime janë të përfshirë 22 pjesëmarrës përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e katër grupeve që ofrojnë shërbime të shpëtimit, të edukimit dhe shërbime mjekësore në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri si dhe diplomatë nga tre apo katër shtete.
Takimi ishte zhvilluar disa ditë pasi marrëveshja e armëpushimit për Sirinë të prishej.
Gazeta The Times thotë se Kerry në vazhdimësi është ankuar se diplomacia e tij nuk është mbështetur nga forcat ushtarake.
“Mendoj se ju shikoni në tre-katër njerëz në administratë të cilët kanë argumentuar për përdorimin e forcës dhe unë e kam humbur këtë argumet”, citohet të ketë thënë Kerry në këto audio-incizime.
“Ne po tentojmë që të shtyjmë përpara këtë çështje me diplomaci dhe unë e kuptoj se kjo është frustruese. Askush nuk është më i frustruar se sa ne”, ka thënë Kerry.
Incizimi është bërë nga një pjesëmarrës i këtij takimi, i cili nuk është sirian, ka thënë gazeta, duke shtuar se disa prej pjesëmarrësve kanë konfirmuar autetincitetin e këtij incizimi.
Gjerësisht është raportuar se Kerry e ka shtyrë presidentin Barack Obama që të ndërmarrë hapa më të fuqishëm në Siri, me qëllim që të detyrojnë presidentin Assad t’i jap fund konfliktit.
Por diplomatët në Uashington ka qenë të kujdesshëm që të paraqesin në publik një front të bashkuar me Shtëpinë e Bardhë, veçanërisht pasi janë bërë përpjekje për ripërtrirjen e bisedimeve të paqes në mes palëve ndërluftuese.
The Times ka thënë se disa njerëz brenda këtij takimi i kanë thënë Kerryt se disa gjëra që ai ka thënë janë në kontraditë me politikën e SHBA-së. Ata kanë shprehur frustrimin se SHBA është e fokusuar në luftimin e grupit militant Shteti Islamik dhe jo kundër Assadit dhe aleatëve të tij.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby nuk ka komentuar këto incizime duke thënë se ato janë pjesë e bisedave private.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania