LAJMI I FUNDIT:

Familja Segashi i dorëzoi kryetarit të Munihut plaketen e Podujevës, dhuratë nga Agim Veliu

Familja Segashi i dorëzoi kryetarit të Munihut plaketen e Podujevës, dhuratë nga Agim Veliu

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, pas varrimit në Podujevë të Armela Segashit, e vrarë në 23 korrik të këtij viti në një sulm të armatosur në Munih, kishte pritur në një takim prindërit e Armelës, me të cilët ka ndarë dhembjen për vdekjen tragjike të bijës së tyre.

Gjatë takimit me prindërit e Armelës, kryetari Veliu, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për kujdesin e treguar për familjen Segashi pas tragjedisë që iu ndodhi, kishte nderuar me plaketë kryetarin e Munihut, z.Dieter Reiter.


Veliu, përmes një postimin në facebook, ka bërë të ditur se familja Segashi, pas kthimit në Gjermani, është pritur nga kryetari i Munihut, të cilit ia kanë dorëzuar plaketën me emblemën e Komunës së Podujevës, shkruan Telegrafi.

“Pas një takimi që kisha në zyrën time me prindërit e Armela Segashit, vajzës e cila në korrik u vra në një sulm të armatosur në Munih të Gjermanisë, përveç që ndava dhembjen me familjen Segashi, shpreha falënderim edhe për kryetarin e Munihut, z.Dieter Reiter, për interesimin dhe kujdesin e treguar për familjen Segashi pas tragjedisë që iu ndodhi.

Në shenjë mirënjohje dhe respekti i kam ndarë z.Reiter plaketen e Komunës së Podujevës. Sot, Familja Segashi më ka informuar se është pritur në një takim te kryetari Munihut, me ç’rast z.Reiter i kanë përcjellur falënderimet e mia dhe i kanë dorëzuar plaketen me emblemën e Komunës së Podujevës.

Kryetari i Munihut, pasi ka pranuar plaketen, ka shprehur dëshirën që të më pres në zyrën e tij. AV”, ka shkruar Veliu në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori