Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar raportin “Transparenca e dialogut Kosovë -Serbi: Këndvështrimi i qytetarëve”, i cili reflekton të gjeturat e hulumtimit të opinionit publik rreth transparencës, llogaridhënies dhe informimit të përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës rreth procesit të dialogut.
Në një njoftim për media thuhet se ky hulumtim trajton njohuritë e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nivelin e kënaqshmërisë së tyre me punën e deputetëve në mbikëqyrjen e Qeverisë në procesin e dialogut, kënaqshmërinë e qytetarëve në përfshirjen e tyre në këtë proces, dhe gatishmërinë për të kontribuar për temat e dialogut si dhe akterët kryesorë që mbajnë përgjegjës për informimin e tyre.
“Përkundër faktit që disa tema të dialogut kanë dominuar skenën politike në vend, sidomos vitin e fundit, të gjeturat e këtij hulumtimi të opinionit vërtetojnë që qytetarët e Kosovës në shkallë të lartë, praktikisht janë të painformuar rreth marrëveshjeve (43%) të cilat janë arritur deri tani në kuadër të procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Rreth 76% të tyre janë të pakënaqur me mbikëqyrjen që Kuvendi përgjithësisht ushtron ndaj Qeverisë në këtë proces. Për më tepër ata janë të pakënaqur me nivelin e përfshirjes së tyre (75%) ndërsa shprehin hezitim për t’u përfshirë në të ardhmen në këtë proces (57%). Në bazë të këtij sondazhi, në përgjithësi qytetarët presin të informohen më shumë në radhë të parë nga Qeveria dhe më pas nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në njoftim të KDI-së.
Më tej thuhet se KDI vlerëson se Qeveria dhe Kuvendi si bartëse të këtij procesi duhet të ndërmarrin një sërë masash për të rritur transparencën, për të shtuar llogaridhënien institucionale ndaj qytetarëve, për të ndërtuar konsensus shoqëror dhe politik për procesin e dialogut, për të garantuar pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë proces, duke artikuluar qartë efektet praktike që ky proces sjell në jetën e qytetarëve.
“Ky raport është realizuar në kuadër të projektit “Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare të ekzekutivit dhe rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në dialogun Kosovë – Serbi”, financuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës”, thuhet në fund të njoftimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama