LAJMI I FUNDIT:

Dibra, Zhupa dhe Reka sot që nga mëngjesi pa energji elektrike

Dibra, Zhupa dhe Reka sot që nga mëngjesi pa energji elektrike

Për shkak të kryerjes së disa aktiviteteve nga ana e kompanisë EVN në rrjetin elektrik, sot prej orës 07:00 të mëngjesit rajoni më i gjerë i Dibrës është 12 orë pa furnizim të rrymës elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Pa energji elektrike prej orës 07:00 e deri në orën 17:00, pa furnizim me energji elektrike do të jenë komuna e Dibrës dhe Qendër Zhupë si dhe rajoni i Rekës së poshtme të komunës Mavrovë-Rostushë, si dhe të gjithë objektet industriale në këto tre komuna’, thuhet në njoftimin e Qendrës rajonale për menaxhimin me kriza-Dibër. /Telegrafi/