LAJMI I FUNDIT:

A është ky souftueri që u përdor për përgjim masiv në Maqedoni?

A është ky souftueri që u përdor për përgjim masiv në Maqedoni?

Rasti “Arka” ka hedhur në pah skandal me keqpërdorimin e mjeteve buxhetore për sigurimin e pajisjeve për spiunazhë. Të dyshuar janë ish drejtori i SDK-së Sasho Mijallkov, ish shefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujovski, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish ndihmës ministri në MPB dhe anëtari i Këshillit ekzekutiv në Telekom Nebojsha Stajkoviq.

Pajisje të sofistikuara për t’i ndërprerë komunikimet elektronike, me këto fjalë Prokuroria speciale publike përshkroi pajisjet që janë lëndë e hetimit në rastin e ri të PSP të quajtur “arka”.

Burime të NOVA-së nga MPB zbulojnë se bëhet fjalë për pajisje që përdoret për të ndjekur aktivitetet në kompjuter dhe celulare të qytetarëve. Nëse kihet parasysh koha e porositjes së pajisjeve, tipi dhe lokacioni i firmës, hapen shumë dilema se nëpërmes “Finzi” është siguruar souftueri “Finfisher”.


Programi “FinFisher” mundëson qasje në sistemin e shfrytëzuesit dhe bën monitorimin e komunikimit të tij nëpërmjet internetit. Për shembull, çfarë shkruani në tastierë, depërtim me të gjitha fjalëkalimet në kompjuter dhe telefonin celular, depërtim në kamerën dhe mikrofonin tuaj, pa e ditur përdoruesi, transmeton Portalb.

“Finfisher” është prodhim nga kompania gjermane Elaman GMBH në partneritet me grupacionin britanik Gama Group International.

Duke përfshirë raportin e fundit të “Sitizen lab” nga viti 2015, Maqedonia rregullisht është në hartën e përdoruesve të “Finfisher”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori