LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi prekës i turkes, adoleshentes më të gjatë në botë: Lëviz me karrocë, eshtrat nuk ia mbajnë trupin (Foto)

Rrëfimi prekës i turkes, adoleshentes më të gjatë në botë: Lëviz me karrocë, eshtrat nuk ia mbajnë trupin (Foto)

Rumeysa Gelgi nga Safranbolu i Turqisë, me gjatësi 2.14 metra, është adoleshentja më e gjatë në botë.

Por, 19-vjeçarja duhet të lëviz me karrocë apo të mbështetet në strukturën prej metali, sepse ka probleme të mëdha fizike, transmeton Telegrafi.


Adoleshentja më e gjatë në botë lëvizë me karrocë sepse eshtrat nuk ia mbajne trupin foto 2

Ajo vuan nga Sindromi Weaver. Që në vitin 1997 kur ajo ka lindur, janë raportuar vetëm 20 raste të tilla.

Të prekurit nga kjo sëmundje rriten me shpejtësi që nga fëmijëria, por nuk u zhvillohen si duhet gjunjët dhe bërrylat, duke ua bërë ecjen dhe vrapimin shumë të vështirë.

Adoleshentja më e gjatë në botë lëvizë me karrocë sepse eshtrat nuk ia mbajne trupin foto 3

Me kalimin e kohës, eshtrat e saj kanë filluar të rrëndohen dhe më nuk kanë fuqi t’ia mbështetin trupin. Pos kësaj, adoleshentja vuan edhe nga skolioza që ia ka lakuar shpinën.

Adoleshentja më e gjatë në botë lëvizë me karrocë sepse eshtrat nuk ia mbajne trupin foto 4

“Si gjashtëvjeçare e dija se jam e sëmurë dhe nuk mund të shërohem, andaj gjithmonë ëndërroja të isha si fëmijët tjerë”, ka thënë Rumeysa.

Adoleshentja më e gjatë në botë lëvizë me karrocë sepse eshtrat nuk ia mbajne trupin foto 5

Në vend se të jetë me bashkëmoshatarët dhe të vazhdojë studimet, ajo jeton në shtëpi me prindërit, të cilët e nxjerrin shpesh në shëtitje në qytezën ku jetojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli gjen tre trupa të pajetë të pengjeve që i kishte rrëmbyer Hamasi

Izraeli gjen tre trupa të pajetë të pengjeve që i kishte rrëmbyer Hamasi

Azia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Ukrainasit sulmojnë edhe një terminal rus të naftës

Ukrainasit sulmojnë edhe një terminal rus të naftës

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori