LAJMI I FUNDIT:

Thaçi mbështet bashkëpunimin e odave ekonomike të rajonit

Thaçi mbështet bashkëpunimin e odave ekonomike të rajonit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të kryesuar nga Sekretari Gjeneral i Asociacionit të Odave Evropiane të Ekonomisë dhe Industrisë, “Eurochambres”, Arnaldo Abruzzini, të përbërë edhe nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, si dhe nga kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, me të cilët bisedoi për të arriturat në bashkëpunimin ekonomik rajonal.

Presidenti Thaçi u shpreh se ekonomia është çelës për paqen dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

“Ka kaluar koha e nacionalizmit. Qytetarët duan paqe, zhvillim, mirëqenie”, u shpreh presidenti Thaçi.


Ndërkaq, Sekretari Gjeneral i “Eurochambres”, Abruzzini, theksoi se bashkëpunimi rajonal është kyç për zhvillim dhe e përgëzoi presidentin Thaçi për të arriturat e Kosovës dhe rajonit në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se institucionet shtetërore të Kosovës mbështesin nismat për bashkëpunim ekonomik rajonal dhe inkurajoi thellimin e këtij bashkëpunimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ekonomi
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Ekonomi
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Ekonomi
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori