LAJMI I FUNDIT:

Dy spitalet kryesore në Alepo jashtë shërbimit pas sulmeve ajrore

Dy spitalet kryesore në Alepo jashtë shërbimit pas sulmeve ajrore

Dy spitalet më të mëdha në pjesën rebele të qytetit sirian të Alepos u bënë objekt mëngjesin e sotëm të sulmeve ajrore, duke i nxjerrë përkohësisht jashtë shërbimit, tha për median një OJQ që mbikëqyr këto godina.

“Sulmi u shënua rreth orës 04:00 të mëngjesit. Një avion ushtarak i kishte vënë në shënjestër të dy ndërtesat”, njoftoi Adham Sahloul, një OJQ mjekësore siriano-amerikane, me seli në SHBA.