LAJMI I FUNDIT:

Polici vepron me shpejtësi dhe ndalon një tragjedi të mundshme (Video)

Polici vepron me shpejtësi dhe ndalon një tragjedi të mundshme (Video)

Në një stacion trenash në Mumbai të Indisë, një polic jashtë detyrës ka vepruar me shpejtësi dhe e ka shpëtuar një grua që po binte në binarë.

Viktima që ka kërcyer nga treni në lëvizje, nuk ia ka dalë të ndalojë në platformë dhe është rrëzuar, transmeton Telegrafi.


Këtë moment e ka vërejtur polici që mbetet i paemëruar dhe e ka tërhequr gruan lartë.

Megjithëse ajo ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, ky rast ka mundur t’i kushtojë me jetë sikur mos të intervenohej me kohë.

Ndryshe, në Indi ka shumë raste të tilla që përfundojnë me vdekje, pasi njerëzit hidhen vullnetarisht për dalë më shpejtë nga treni. /Telegrafi/

https://youtu.be/ln-9R2WLXvI