LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup organizohet panair mozaiqesh

Në Shkup organizohet panair mozaiqesh

Sot dhe nesër në galerinë Çifte Hamam dhe në Fakultetin për art figurativ, si edhe më 30 shtator në EU Infoqendra, do të mbahet panair mozaiqesh ”Në botën e mozaikut”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas organizatorit, Qendra për mirëseardhje, panairi ka për qëllim ta promovojë dhe nxitë mozaikun si një industri kreativiteti në Maqedoni, ndërkaq do të ekspozohen mozaiqe nga vendi dhe nga jashtë vendit.


Gjithashtu do të organizohen edhe tre punëtoru, kurse më 1 tetor, pjesëmarrësit do t’i vizitojnë mocaiqet në Pelincë, Përmendoren e lirisë në Koçan dhe lokalitetin Stobi./Telegrafi/