LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës: Ja e vërteta e sulmit fizik ndaj “Kaubojit” të Shqipërisë

Policia e Kosovës: Ja e vërteta e sulmit fizik ndaj “Kaubojit” të Shqipërisë
Deputeti Eduart Ndocaj, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, i cili pritet te miratohet diten e sotme./r/n/r/nLawmaker, Eduart Ndocaj, during a parliamentary session.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, i njohur si “Kuaboji”, i cili ishte i shoqëruar me shoferin dhe këshilltarin e tij, është sulmuar fizikisht nga disa persona afër një pompe të benzinës në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Policia e Kosovës, në një përgjigje për “Indeksonline”, ka konfirmuar se pas këtij sulmi janë arrestuar dy të dyshuar, njëri shtetas i Shqipërisë kurse tjetri nga Kosova.


Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha tregon se ka pas një denoncimi, organet e sigurisë kanë ndërmarr veprimet dhe kanë arrestuar të dyshuarit, të cilët kanë sulmuar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë.

“Kauboji” rrihet keq në Prizren, në veturë ishte më një këngëtare të njohur
Lexo po ashtu “Kauboji” rrihet keq në Prizren, në veturë ishte më një këngëtare të njohur

“Kas pas një denoncim dhe Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes rreth orës 13:50 në Landovicë të Prizrenit në një market”, thotë ai.

Më tej, Berisha shpjegon se eskorta e deputetit është ndalur për t’u furnizuar me ujë ndërsa, e aty janë takuar me dy të dyshuar, njëri nga Prizreni e tjetri nga Kukësi.

“Ka pas një përleshje të vogël. Ne i posedojmë incizimet që i kemi siguruar përmes kamerave të sigurisë. Policia e ka hetuar rastin, janë arrestuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit të dy iu është caktuar masa e arrestit për 48 orë”, ka treguar ai.

Nga ana tjetër, “Kauboj” socialist në një prononcim për “Top Channel” ka folur për ngjarjen e së shtunës.

“Përgënjeshtroj një lajm që po qarkullon në media, sikur unë jam dhunuar rëndë fizikisht në Kosovë. Jam si kokrra e mollës e nuk kam asnjë lloj shenje dhune. Këtë e konsideroj si sulm të radhës me prapavijë politike”, tha Eduart Ndocaj, deputet i PS-së.

Ndryshe, Ndocaj ndodhej në Kosovë, pasi ka marrë gjatë një ceremonie në Pejë titullin “Politikani i vitit”. Por nga Kosova u largua me më shumë se kaq.