LAJMI I FUNDIT:

Filloi vjelja e mollëve të Prespës

Filloi vjelja e mollëve të Prespës

Me këputjen simbolike të mollës së parë në pemishten e Suislion Agroplod sot zyrtarisht filloi vjelja e sivjetme e Mollëve të Prespës në kuadër të manifestimit “Vjelja e mollëve prespane”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Fillimin tradicional të vjeljes e kanë shënuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov dhe kryetari i komunës së Resnjës, Gjoko Strezovski.

Pritet të mblidhen rreth 50.000 tonë mollë, rreth 2.700 hektarë plantacione të mollës janë përfshirë nga akulli, ndërsa korja është dëmtuar prej 20 deri në 100 për qind.


Ministri Cvetkov u ka bërë thirrje bujqve që ti sigurojnë plantacionet duke i përkujtuar për subvencionimin prej 60 për qind të policës së sigurimit nga ana e Qeverisë. Ai ka shtuar se Ministria po bën përpjekje serioze për zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohen prodhuesit e mollëve.

Bujqësia e Maqedonisë, vlerëson Cvetkov, të ardhmen duhet ta shohë në prodhimin organik.

Me fillimin zyrtar të vjeljes së Mollëve të Prespës në Resnjë përfundon edhe manifestimi pesëditor “Vjelja e mollëve prespane”, i cili filloi me performancat e artistëve të estradës në Sheshin e qytetit, si dhe ngjarje të tjera kulturore si dhe panair të produkteve bujqësore dhe mekanizim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori