(E plotësuar)- Policia ka arritur ta largojë në mënyrë të kontrolluar mjetin e dyshuar e cila u gjet sot në banjën e objektit të Administratës Pensionale të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur togeri Eshref Beqiri, raporton Telegrafi.
Ai ka thënë se granata e dorës është gjetur rreth orës 11 në objektin e Administratës Pensionale të Kosovës, saktësisht në banjë dhe është larguar.
Tutje togeri ka treguar se po vazhdojnë procedurat hetimore për ta parë kush e ka vendosur bombën./Telegrafi/
Mjeti shpërthyes te Qeveria ishte granatë dore, po hetohet nëse ka edhe ndonjë tjetër
(E plotësuar)- Një granatë dore është gjetur në objektin e Administratës Pensionale të Kosovës, ndërtesa e së cilës gjendet afër ish-Pallatit të Shtypit në Prishtinë.
Njësia për deminim e ka larguar granatën nga objekti ndërsa tash po hetohet nëse ka edhe ndonjë granatë tjetër.
Siç raporton gazetari i KosovaPress nga vendi i ngjarjes, punëtorët e Administratës Pensionale janë evakuuar nga zyrat e tyre.
Policia e ka konfirmuar rastin, por pa dhënë detaje tjera.
Bombë te Qeveria e Kosovës?
(E plotësuar)- Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë Telegrafit se ende nuk ka informacion se a është larguar mjeti i dyshuar shpërthyes nga ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës.
Ndërkaq sot rreth orës 11:00 policia ka marrë informatën se një mjet i dyshuar shpërthyes është vendosur brenda objektit të kësaj administrate.
Mediat raportojnë se një dëshmitar është shoqëruar në polici i cili pohon se ka dëshmi rreth kësaj ngjarje
Policia vazhdon të jetë ende në vend të ngjarjes./Telegrafi/
…………….
Policia e Kosovës ka rrethuar zyrën e Administratës Pensionale të Kosovës, te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë, pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:00 kemi marrë informatën për një mjet të dyshuar shpërthyes”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka treguar se policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe se për detaje të tjera do të njoftojë në vazhdim
Zyra e Administratës Pensionale të Kosovës ndodhet në oborrin e ish-pallatit të shtypit që sot shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës për ministri të ndryshme, në qendër të Kryeqytetit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova