Përfaqësues të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë për Energji (KOSID), u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos përkrahin projektet për hulumtimin e mineraleve energjetike të Kosovës, me qëllim të, siç thonë, ”ndalimit të degradimit mjedisor dhe social në vend”.
Kërkesa drejtuar deputetëve u bë në kohën kur kompania kanadeze “Envidity Energy Kosova” është në pritje të votimit në Kuvendin e Kosovës, për të marrë licencën për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.
Kompania thuhet se drejtohet nga gjenerali tashmë në pension, Wesley Clark, i cili kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s, mbi objektivat serbe në vitin 1999.
Projekti që ka të bëjë më gazifikimin nëntokësor të qymyreve të Kosovës dhe prodhimin e gazit sintetik, diellit dhe kerozinës,sipas zyrtarëve të qeverisë konsiderohet me interes publik dhe fitimprurës, përderisa përfaqësues të shoqërisë civile e vënë në dyshim projektin për shkak të, siç thuhet, “ teknologjisë jo adekuate dhe ndotjes së ambientit”.
Visar Azemi, nga Konsorciumi, ka thënë se asnjë vend evropian nuk përdorë teknologjinë për gazifikimin e qymyrit për të krijuar naftë sintetike dhe kerozinë. Kosova është vend i vogël, thotë ai,për të eksperimentuar me një projekt aq të kushtueshëm.
“Problemi tjetër që kemi has gjatë këtyre hulumtimeve është edhe teknologjia në fjalë, më ç’rast në shumë pak vende nëpër botë ka pasur një projekt të tillë. Ajo çka vlen të ceket është se Gjermania nuk ka lejuar as testimin e kësaj teknologjie, për shkak se nuk është teknologji e provuar, është diçka e re dhe nuk dihen ende pasojat e saj.”
“Në Australi, ka pas një projekt ku pas pak javësh është revokuar licenca nga autoritetet atje, për shkak të dëmeve që kanë shkaktuar këto shpime në ujërat nëntokësore dhe në helmimin e tokës”, thotë Azemi.
Kompania “Envidity” në vitin 2013 kishte aplikuar për licencë në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, (KPMM), për hulumtimin e sipërfaqes të mbi 3 mijë e 400 kilometrash.
Por, në këtë vit kanë ndodhur ndryshime edhe në Ligjin për Miniera dhe Minerale. Më këto ndryshime janë eliminuar procedurat konkurruese tenderuese. Në këtë mënyrë, licencat për hulumtim dhe eksploatim të mineraleve jepen pa ndonjë proces konkurrues, pasi projektet përbëjnë interes publik.
Ilir Rama, nga Departamenti Qendror për Partneritetin Publiko -Privat, që funksion në kuadër të Ministrisë se Financave, ka thënë se kompania plotëson kushtet për t’i shpallë interes publik.
Rama më tutje ka ripërsëritur qëndrimin qeveritar për përfitimet nga zbatimi i këtij projekti. “Projekti ka vlerën kapitale prej jo më pak se 30 milionë euro dhe ka potencial që të krijojë 80 vende të reja të punës, pasi që fillon faza e shfrytëzimit të mineraleve energjetike. Projekti është në pajtim me standardet mjedisore të përcaktuara me ligjet e Kosovës. Projekti nuk është në kundërshtim me detyrimet e Republikës se Kosovës të përcaktuara me Konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, thotë Rama.
Por, përfaqësues të shoqërisë civile pohojnë se edhe pse investimet do të jenë mbi 30 milionë euro, përfitimi i shtetit do të jetë minimal, pasi sipas tyre, me të “merren përsipër vetëm rreziqet pa asnjë përfitim real për publikun”. Madje, ky projekt thuhet se do të shkaktojë zhvendosjen e qytetarëve.
Edhe në mbledhjen e së hënës të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të partive opozitare kanë kërkuar sqarime shtesë për dhënien e licencës për kompaninë e ish-gjeneralit Wesley Clark, ashtu siç kanë bërë edhe në mbledhjet e Komisionit Parlamentar pak ditë më parë.
Kuvendi i Kosovës, megjithatë, pritet të marr një vendim për këtë çështje brenda ditësh. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri