LAJMI I FUNDIT:

“UBO Consulting” biznes i shuar, shpalli ranglistën e partive dhe Kurtin kryeministër (Dokument)

“UBO Consulting” biznes i shuar, shpalli ranglistën e partive dhe Kurtin kryeministër (Dokument)

Kompania “UBO Consulting” të shtunën doli me konstatime të çuditshme që megjithëse njerëzit do të votojnë PDK-në për parti të parë, e duan ish-liderin e Vetëvendosjes për Kryeministër. Por, kush është kjo kompani që edhe partinë e Kryeministrit Mustafa e lë pas partisë opozitare Vetëvendosje.

“Ubo Consulting”, një kompani jo fort e njohur dje mori guximin që të përcaktonte renditjen e partive dhe liderëve kosovarë në politikën e vendit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash.


Si për çudi, deri sa ata shpallën PDK-në e Kadri Veselit si paria e parë në vend, ata thanë që jo lideri i saj, por ish-lideri i partisë Vetëvendosje do të dëshirohej për kryeministër, sipas një matje të opinionit që ata e bënë.

Në këtë matje të opinionit, që nga mediat u citua si sondazh i kohëve të fundit, ata thanë që partia e Kryeministrit Isa Mustafa do të mbetej e treta në radhë nëse mbahen zgjedhjet tash.

Por, kush është kjo kompani?

Në regjistrin e bizneseve të Ministrisë së Tregtisë shfaqet një kompani me këtë emër, pra “Ubo Consulting’, por e njëjta del të jetë regjistruar në vitin 2002. E për çudi, tash kompania figuron si jo aktive: “Biznesi është shuar” thuhet në njoftimin fillestar në profilin e kësaj kompanie në regjistër të bizneseve.

biznes

Kjo kompani ka një ueb-faqe, por për çudi edhe kjo e dhënë publike nuk ndihmon që të dihet se kush është kompania në fjalë, sa i përket punëve dhe besueshmërisë së tyre, pos që konfirmon që personi që ishte pronar në biznesin tashmë të shuar, Uliks Osmani është edhe drejtues i këtij biznesi.

Megjithëse kompania pretendon 15 vjet përvojë, një shikim në arkivat elektronike e nxjerr ueb-faqen e tyre si portal që ka pasur vetëm 4 aktivitete në të kaluarën, kurse krejt aktiviteti i tyre nis në këtë vit.

Ndryshe, sipas raportimeve të mediave, “Ubo Consulting” gjeti në sondazhin e tyre se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, do të votonin 48 % e qytetarëve të Kosovës.

Në këtë sondazh të bërë këtë muaj, kompania tashmë e shuar thotë se 24.1 % e qytetarëve i kanë thënë se do të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkaq 23.3 % e tyre, kanë thënë se do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje, kurse LDK-ja ka dalë e treta me 19.7 për qind, raporton KTV.

Derisa, Albin Kurti, sipas kësaj kompanie, është lideri më i përshtatshëm për kryeministër të vendit.

Menjëherë pas tij është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa i treti është presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.

Në sondazhin e bërë këtë muaj nga kompania Ubo Consulting, 48% e qytetarëve të anketuar, kanë thënë se do të votonin nëse zgjedhjet organizohen në një të ardhme të afërt.

Papunësia, luftimi i korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik, janë tri prioritetet kryesore, në të cilat, sipas qytetarëve, partitë politike duhet të fokusohen. /Express/

bizness

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori