LAJMI I FUNDIT:

Klienti detyrohet nga gjykata t’i blejë libra një prostitute të mitur

Klienti detyrohet nga gjykata t’i blejë libra një prostitute të mitur

Një gjykatë e Romës ka vendosur një dënim shumë të pazakontë ndaj klientit të një prostitute minorene, që përveç dy viteve burg, e ka dënuar që t’i blejë vajzës së re libra mbi dinjitetin e gruas.

Poema të Emily Dickinsonit, romane dhe libra të Virginia Woolfit, Hannah Arendtit apo Anne Frankut figurojnë mes 30 veprave që klienti duhet t’i blejë viktimës si dëmshpërblim moral.


Gjykimi, i marrë nga gjyqtarja Paola Di Nicola, mbyll një hetim të filluar në vitin 2013 ndaj një rrjeti prostitucioni që implikonte vajza të reja të moshës 14 dhe 15 vjeçe, që vepronin në lagjen e pasur Parioli në Romë.

“Adoleshentet përpiqeshin të bënin tregti me trupin e tyre për të blerë rroba të reja apo telefona të fundit”, thuhet sipas hetuesve.

Gjatë një gjykimi të mëparshëm në vitin 2014, një gjyqtar, pasi dënoi organizatorin e rrjetit me nëntë vite burg, kishte përshkruar vajzat e reja si “fëmijë që ishin rrëmbyer nga situatat, pa u menduar shumë, me qëllim fitimin e parave të lehta”.

Gjykimi për klientin e minorenes lë të kuptohet se gjyqtarja ka privilegjuar një dëmshpërblim që do të ndihmojë vajzën të kuptojë se dëmi i vërtet që ajo ka pësuar është ai i braktisjes së dinjitetit të saj femëror.

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori