LAJMI I FUNDIT:

Daka nënshkruan Deklaratën e pranimit në ACEEEO

Daka nënshkruan Deklaratën e pranimit në ACEEEO

Pas anëtarësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO), kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka nënshkroi Deklaratën e pranimit në ACEEEO.

Në këtë Deklaratë, ndër tjerash thuhet: “Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës përmes kësaj deklarate konfirmoj qëllimin tonë për t’u bërë anëtar institucional i Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO)”.


Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Tiranë, në përmbyllje të Konferencës së 25 vjetore të ACEEEO-s, ku morën pjesë përfaqësues nga rreth 40 shtete të botës.

Pas nënshkrimit, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka shprehu falënderim për mbështetjen që i është dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke u bërë anëtari i 25-të i ACEEEO-s, si dhe u zotua për të dhënë kontribut të çmuar në fushën e zgjedhjeve.

Kurse, presidentja e ACEEEO-s dhe njëherësh kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë,  Lefterije Luzi i uroi sukses Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në angazhimin e ri dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference.

Anëtarësimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në ACEEEO u bë i mundur pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të këtij Asociacioni.

Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO) promovon institucionalizimin dhe profesionalizimin e procedurave demokratike në regjion, si një organizatë regjionale jo-fitimprurëse, që është e pavarur nga partitë politike dhe qeveritë me status ligjor të bazuar në të drejtën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori