Me 63 vota pro dhe 27 kundër, ligji për mbetjet kaloi në Parlament pas një seance afërsisht 12-orëshe. Kuvendi ka miratuar edhe amendamentin e deputetit të LSI-së, Petrit Vasili, për monitorim të këtyre mbetjeve në pikat doganore nga shoqëria civile.
Nga mazhoranca kanë votuar kundër 3 deputetë, ndërsa grupi i PDIU-së nuk ka qenë i pranishëm në sallë në momentin e votimit.
Kryeministri Edi Rama, duke folur në Parlament u ka kërkuar deputetëve të kalojnë këtë ligj, duke siguruar se ligji nuk ka hapësira për djegie apo varrosje të mbetjeve brenda territorit shqiptar, siç ishte më parë.
“BE nuk do të financonte me paratë e taksapaguesve të vet një laborator të standardeve më të fundit për këtë punë. Ju mendoni se BE do të financonte një laborator për marrëzitë që thoni ju këtu?! Asnjë vend i rajonit nuk e ka të lidhur importin e këtyre mbetjeve të gjelbra me licencën dhe infrastrukturën. Në ato vende mund të marrësh një licencë dhe të bësh këtë për t’i shërbyer industrisë dhe këtu nuk e bën dot. Këtu, nëse ke fabrikën të licencuar nga BE, mund të marrësh licencën që fabrika të realizojë të gjithë orët e punës së përcaktuar”, u shpreh Rama.
Ndërsa opozita e konsideroi si një ligj të mafies.
“Edhe LSI me amendamentin që ju ka bërë shpreh mosbesimin që ka tek kjo Qeveri për të kontrolluar importin e mbetjeve”, tha Paloka.
Gjatë të gjithë zhvillimit të kësaj seance, përballë godinës së Parlamentit, shoqëria civile ka protestuar duke bllokuar edhe rrugën me kazanë mbeturinash. Për pak minuta në mesditë, ata u përplasen edhe me policinë. Ata e vazhduan protestën e tyre edhe pas miratimit të këtij ligji nga Parlamenti. Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, importi nga jashtë i mbetjeve urbane do të ndosë edhe më tepër vendin./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës